Flash

Di Biagio dhe Zaccardo në 'Air Albania': Sot jemi tifozë me Shqipërinë

Lapsi.al 17 November 2019
Di Biagio dhe Zaccardo në 'Air Albania': Sot jemi tifozë me

"Sot jemi me Shqipërinë". Kështu kanë thënë Luigi Di Biagio dhe Cristian Zaccardo, dy ish-futbollistët e kombëtares italiane të cilët ashtu si shumë ish-futbollistë të huaj kanë ardhur në kuadër të inaugurimit të "Air Albania" me takimin Shqipëri-Francë.

Për “RTSH”, ish-futbollistët e njohur kanë folur për impiantin e ri sportiv "Air Albania" dhe Shqipërinë.

“Faleminderit shumë. Është hera e parë që jam këtu në Tiranë. Është kënaqësi dhe nder që mora këtë ftesë për stadiumin e ri. Shpresoj që Shqipëria të luaj mirë. Do ta shijoj ndeshjen. Franca është kampionë bote. Janë ata më prestigjiozë në këtë momente Jam i sigurt që do të jetë një ndeshje festive. Është një burim për të ardhmen. Jam këtu me shumë tifozë shqiptarë, do të bëj tifo për Shqipërinë. Erdha në drekë, nuk kam parë shumë. Shqipëria dhe Tirana është në rritje. Ka një lloj binjakëzimi midis nesh. Është hera e parë, por jo e fundit”, u shpreh Zaccardo.

“Është një qytet shumë i bukur. Kam shumë miq shqiptarë. Realisht është e bukur Shqipëria. Komplimente! Stadiumin nuk e kam parë akoma nga brenda, por duket i jashtëzakonshëm. Do të ishte bukur për shqiptarët një fitore. Ndeshja do të jetë e vështirë, me këtë entuziazëm pse jo”, tha De Biagio.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI