Flash

Mungon në Tiranë, Benzema nis luftë të re me Francën: "Më lini të luaj me Algjerinë"

Lapsi.al 17 November 2019
Mungon në Tiranë, Benzema nis luftë të re me Francën:
Në mbrëmje, në Shqipëri, Didier Deschamps do të festojë pankinën e 100 si trajner i Francës. E gjithnjë, pa sulmuesin më të mirë francez të historisë së Real Madrid në organikë. Goditjen e fundit, Karim Benzema, e ka marrë nga presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, që ka mbytur pa lindur ende debatin e ditëve të fundit mbi mundësinë e grumbullimit të kampionit të klubit spanjoll. “Historia e tij me Francën është mbyllur”, ka thënë Noel Le Graet, duke provokuar reagimin e lojtarit: “Atëherë më lini të luaj me një tjetër kombëtare”. Referimi i Benzema është për Algjerinë, vendi i origjinës së prindërve, që sigurisht nuk do të hiqte dorë nga një sulmues që ka shkuar në gol në 15 edicione të Champions League radhazi, i dytë vetëm pas Messi, e francezi i parë që arrin në kuotën 200 gola në vitet 2000 me klubet e tij. Me pak fjalë, një makinë golash nga i cili Franca hoqi dorë pas skandalit të videos sexy të Valbuena, që sipas hetuesve Benzema i përdori për të shantazhuar kolegun e Bleus. Të dy u përjashtuan nga kombëtarja, por sulmuesi akuzoi pastaj Deschamps "se u dorëzua tek pjesa raciste e shoqërisë franceze". Që atëherë Benzema përfundoi në harresë, por pa kompromentuar rrugën e Francës, finaliste e Europianit të shtëpisë në 2016, por më pas kampion bote në 2018 në Rusi. Pak muaj nga Europiani i ri, po kthehej në vëmendje debati për një thirrje të re për Benzema, por presidenti i Federatës Noel Le Graet mbylli historinë: “Benzema është një lojtar i mirë – shpjegoi ai për RmcSport – e nuk e kam kritikuar kurr për kualitetin. Përkundrazi, këtë vit po tregon me Real Madrid se është një nga më të mirët në botë, por aventura me Francën është mbyllur”. Vetëm pak orë më pas, përmes Twitter, Benzema është përgjigjur: “Noel besoja se nuk ndërhynte në vendimet e trajnerit, por duhet të dijë se vetëm unë mund ti jap fund karrierës sime në kombëtare. Por nëse mendon se ka mbarur, atëherë më lejo të luaj për vende për të cilat jam ende i grumbullueshëm e do të shohim”. Propozimi i drejtuar për Algjerinë është kundër rregullores së Fifa, duke qenë se Benzema, kampion Europe U17 me Bleus, ka veshur 87 herë fanellën e kombëtares franceze, duke shënuar 27 gola.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI