Flash

Abidal nis sulmin e Barcelonës për Lautaro: “Është një sulmues i kompletuar"

Lapsi.al 17 November 2019
Abidal nis sulmin e Barcelonës për Lautaro: “Është

Një interes konkret e i deklaruar: Barcellona vlerëson e ndjek Lautaro Martinez "sulmues i kompletuar që po bën shumë mirë". Fjalët e thëna nga Eric Abidal, përgjegjës i merkatos së katalanasve, janë të qarta se për post-Suarez Barcelona po ndjek edhe argjentinasin e Inter. Në thelb nuk është se është dicka e re, sepse zërat kanë kohë që qarkullojnë, për më tepër që kanë edhe aprovimin e Lionel Messi që edhe me Argjentinën e ka konsideruar si partnerin e tij ideal. Por fakti që tani deklarata vjen direct nga një drejtues i Barcelonës, në kollonat e Mundo Deportivo, i jep tjetër vlerë situatës.

Përballë interesimit të Barcellona, është në fakt heshtja e Inter. Suning nuk ka asnjë qëllim të privohet nga El Toro, maturimi i të cilit me Conte e ka vënë në evidencë të të gjithëve. Marotta po punon për rinovimin e kontratës e, për pasojë, edhe në rritjen e klauzolës së zgjidhjes: Lautaro është e ardhmja e, në kohën kur gjithcka ka një cmim, argjentinasi mund të largohet vetëm nëse lamtumira e tij garanton një përforcim real të skuadrës.

E kjo nuk mund të ndodhë nëse pjesë këmbimi konsiderohen Vidal e Rakitic, objektivë të Inter vërtëtë, por që nuk lidhen me interesimin për Lautaro: "E njohim mirë lojtarin - ka thënë në fund Abidal – por nuk më pëlqen të vëzhgoj gjithnjë të njëjtin lojtar. Shoh edhe të tjerë". Kjo edhe për faktin se Inter nuk ka asnjë ide të hapë dyert.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI