Flash

Rama takon kombëtaren para Francës, Reja: “Nesër ti nuk luan”

Lapsi.al 16 November 2019
Rama takon kombëtaren para Francës, Reja: “Nesër ti nuk

15 minuta të hapura për publikun dhe median, në stërvitjen e fundit të kombëtares përpara Francës, ku natyrisht nuk kuptohet asgjë nga qëllimi i teknikut, Edy Reja, për të përballuar kampionët e botës. Pikërisht në këtë kohë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i shoqëruar edhe nga presidenti i FSHF-së, Armand Duka, takoi lojtarët që bëheshin gati për stërvitje, duke i uruar fat për takimin e nesërm, si dhe për një performancë sa më të mirë në takimin e parë zyrtar në stadiumin e ri.

E kuptueshme, kur bëhet fjalë për një evend të rëndësishëm jo vetëm ëpr atë që përfaqëson Franca në futbollin botëror, por edhe inaugurimin e të parit impiant modern në vendin tonë.

Reja ka ndjekur një strategji të qartë me lojtarët, sidomos pas barazimit zhgënjyes me Andorrën: humor, batuta e qetësi për të krijuar energjinë positive tek lojtarët, për më tepër që kohët mes ndeshjeve ishin të vogla. Është dukur qartë në një moment, idea e italianit në versionin Klopp. I goditur me top nga Lenjani gjetë nxemjes, 74 vjecari iu përgjigj duke qeshur: “Nesër ti nuk luan”...

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI