Flash

Sakrifica Piatek për të arritur Ibrahimovic: të gjitha lëvizjet e llogaritura të Milan

Lapsi.al 16 November 2019
Sakrifica Piatek për të arritur Ibrahimovic: të gjitha

Protagonisti i një pjese të parë kryesisht zhgënjyese të sezonit, Milan mund të jetë një nga klubet që do të lëvizin më shumë gjatë tregut të transferimeve të dimrit. Klubi kuqezii është në fakt në kërkim të atyre elementeve që mund të përforcojnë skuadrën në dispozicion të Stefano Pioli dhe të garantojnë një injeksion të rëndësishëm të karizmës dhe përvojës brenda dhomës së zhveshjes.

Sipas Corriere della Sera, mes interesave të Milanit është Zlatan Ibrahimovic. Asi suedez tashmë ka njoftuar lamtumirën ndaj Los Angeles Galaxy dhe është i lirë të transferohet me parametër zero. Duke kapërcyer preokupimin fillestar të Gadzidis, që dëshiron të vazhdojë në linjën e të rinjve, Maldini dhe Boban po binden gjithnjë e më shumë për faktin se Ibra mund të jetë njeriu me karakteristikat e duhura për ekipin dhe grupin milanez. Ibrahimoviç, që pëlqehet edhe nga Bologna dhe që pavarësisht 38 viteve mbi shpinë mund të sillte një dozë të madhe entuziazmi në një ambient që padyshim nuk është i kënaqur me situatën aktuale, e pret një kontratë 18-mujore. Por nuk është gjithçka.

Profili i kampionit suedez nuk është i vetmi që ndiqet. Mino Raiola tashmë ka propozuar Kean, i cili te Everton ende nuk po ambientohet, por më shumë sesa ish-talenti i Juventusit mund të ishte Mario Mandzukic një tjetër objektiv i vërtetë. Sulmuesi kroat, i cili me siguri do të largohet nga Torino, gëzon vlerësimin e bashkpatriotit Boban, por për momentin duket se nuk është shumë i prirur të pranojë Milanin. Pasi refuzoi transferimet në Katar dhe Kinë, Mandzukic shpreson të fillojë një aventurë të re në Premier League.

Nevoja e klubit kuqezi për të lëvizur veçanërisht për departamentin e avancuar, diktohet nga problemet e mëdha të ndërtimit që hasin Piatek dhe Leao. Sulmuesi polak, zbulim i shkëlqyeshëm i sezonit të kaluar, duket se është larg futbollistit të admiruar deri para disa muajsh dhe sipas raportimeve nga La Gazzetta dello Sport, nëse në pesë ndeshjet e ardhshme nuk tregon shenja rikuperimi, për të mund të hapen dyert e huazimit.

Milani dëshiron të shmangë humbjet e kapitalit dhe shpreson që Piatek përfundimisht të rigjenerohet diku tjetër. Ndër destinacionet e mundshme mund të ishte edhe Gjenova tek e cila shpërtheu bomba polake dhe u imponua si një nga risitë e mëdha të vitit të kaluar. Skuadra ligure ka nevojë për përforcime në sulm, por shumë do të varet nga vullneti i lojtarit.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

Me sytë katër

PAPARAZZI