Flash

Lukaku i heq ethet Inter: "Ndihem mirë, jam në 100%"

Lapsi.al 15 November 2019
Lukaku i heq ethet Inter: "Ndihem mirë, jam në 100%"

Gjithcka nën kontroll. Lukaku është mirë, gjë që i jep frymëmarrje lehtësuese teknikut të Belgjikës Roberto Martinez e mbi të gjitha Antonio Conte, që fillon e lutet në cdo pauzë për kombëtaret. Për të qetësuar teknikun e Inter ka menduar vetë qendërsulmuesi zikaltër, që në konferencë për shtyp në prag të sfidës së Belgjikës me Rusinë ka larguar cdo shqetësim mbi gjendjen e tij fizike: "Jam në 100%" ka deklaruar Lukaku. "Kam patur një inflamacion në majën e këmbës, por tani jam mirë".

Gjiganti belg po kalon një moment shumë të mirë. Në Kombëtare ka arritur në kuotën 51 gola e në Serie A po tërheq Inter në duelin me Juventus: "Është gjithcka mirë, sa me Inter ashtu dhe me Belgjikën, nivli i stërvitjes është shumë i lartë". Për sulmuesi, Italia ka qenë një rinisje fantastike, edhe pse për ti prishur humorin kanë qenë disa episode racizmi: "Po, në Cagliari ishte momenti më i vështirë: Serie A e UEFA duhet të bënin më shumë. Mund të ngresh një karton me shkrimin 'jo racizmit', por duhet ta mundësh. Megjithatë Italia më pëlqen, njerëzit n rrugë janë të sjellshëm me mua e i pëlqen edhe familjes sime".

Ajo që i ka lehtësuar ambjentimin Lukakut është edhe raporti me Antonio Conte: "Është më tepër një cështje ndershmërie: kur nuk bëj mirë, dua të ma thotë dhe ai e bën. Jam 26 vjec e mund të përmirësohem akoma. Koeman, Mourinho e Conte kanë qenë gjithnjë të ndershëm e nuk më kanë gënjyer kurrë. Edhe raportin im me Solskjaer ishte i mirë, por doja të ikja: ia thashë në mars dhe e vlerësoj sepse respektoi zgjedhjen time, edhe pse donte të më mbante".

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

Me sytë katër

PAPARAZZI