Flash

MotoGP/ Doktori, ofertë e papritur për Lorenzo

Lapsi.al 15 November 2019
MotoGP/ Doktori, ofertë e papritur për Lorenzo

Jorge Lorenzo ka tronditur botën e MotoGp duke lajmëruar lamtumirën nga garat në moshën 32-vjeçare, pas dy vitesh zhgënjyese tek Ducati dhe një sezoni për t’u harruar tek Honda. Një prej rivalëve të tij më të mëdhenj, Valentino Rossi, i ka bërë homazh në konferencë për shtyp: “Jorge ka qenë një prej pilotëve më të rëndësishëm të MotoGp, me të humbasim një pjesë të rëndësishme të sportit tonë. Është një kampion i madh, shpesh më ka impresionuar për shpejtësinë dhe për përqendrimin. Kemi qenë shokë skuadre për shumë vite dhe për mua personalisht ka qenë një rival shumë i madh. Në veçanti lufta jonë në Barcelonë 2009 ka qenë speciale, një fundjavë e ngjeshur dhe kur luftohet kundër kështu, mbetet një lidhje që shkon përtej kundërshtarëve”, ka thënë në konferencën për shtyp në Valencia.

Numri 46 ka befasuar me një ofertë për pilotin majorkin: “Ai testues prove tek Yamaha? Ndoshta... Sinqerisht, nëse do të drejtonte M1 do të kishte qenë i fortë, do të ishte një testues shumë i mirë. Do ta punësoja, edhe nëse Lorenzo kërkon të paguhet me një thes me para... Do të më pëlqente ta shihja si testues, sepse di shumë dhe do të mund të na ndihmojë”.

Doktori ka hedhur poshtë mbi të gjitha dhe deklaratat e keqdashësve për mungesën e tij në konferencën e shtypit lamtumirës: “Kam dëgjuar për këtë konferencë për shtyp në ora 15:00, por unë kisha gjëra për të bërë. Pastaj kam parë në TV që pilotët e tjerë ishin thuajse të gjithë. Nuk e di nëse ka pasur një ftesë apo diçka tjetër, por unë nuk dija asgjë. Dhe për këtë arsye nuk isha. Të paktën do të gjej mënyrën për të takuar Jorgen dhe për ta përshëndetur si duhet”.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI