Flash

Kontroversi Platini rikthehet në skenë: "Nuk di nëse është e drejtë të ndalen ndeshjet për kore raciste"

Lapsi.al 18 November 2019
Kontroversi Platini rikthehet në skenë: "Nuk di nëse

Racizmi brenda stadiumeve, si homofobia, është një temë që po bëhet gjithnjë e më shqetësuese në vitet e fundit, por nëse në instancat e larta të qeverisjes së futbollit konsiderohet mjet luftimi, ndalimi i ndeshjeve për koret ofensive, ka që mendojnë ndryshe. Michel Platini, që ka deklaruar tani se hedh sytë drejt fronit të Fifa-s, ka zgjedhur gjithnjë të jetë kontrovers në mëntrën e konceptimit të situatës: "Nuk është e mundur që në 2020 të fyesh ngjyrën e lëkurës apo orientimin seksual - ka komentuar Michel Platini -, por nuk e di nëse është e drejtë të ndalohen apo ndeshjet për shkak të koreve, por duhet luftuar".

"I duhet shpjeguar ultrasve që mesazhi që japin është i gabuar - ka vazhduar ish-presidenti i Uefa -, është një fenomen që duhet luftuar". Duke mos i ndaluar ndeshjet, por as duke mbyllur sektorët, sipas ish-drejtuesit francez: "Është e rrezikshme të mbyllësh sektorët, sepse është si me fëmijët: sa më shumë ia ndalon sheqerin, aq më shumë e kërkojnë. Në të kaluarën kishte kore qesharakë, sot kemi racizëm e homofobi".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI