Flash

Nga Tirana, Deschamps çon Giroud tek Inter: "Ka nevojë të luajë"

Lapsi.al 18 November 2019
Nga Tirana, Deschamps çon Giroud tek Inter: "Ka nevojë të

Franca i prishi festën Shqipërisë, me suksesin 2-0 në stadiumin e ri të Tiranës, duke e mbyllur grupin H kualifikues për Euro 2020 në vendin e parë. Vendosën golat e Tolisso e Griezmann, por nuk shënoi dot Giroud, i ndalur nga shtylla. Sulmuesi i Chelsea ka treguar edhe njëherë se është shumë i rëndësishëm për skuadrën e Deschamps, që për ta marrë në Europian i ka bërë të qartë se duhet të luajë. Një nxitje nga Tirana e teknikut të Bleus që mund ta cojë lojtarin drejt Inter.

"Lojtari vuan pashmangshmërisht këtë situatë të përditshme - ka thënë Deschamps në kryeqytetin shqiptar - Nëse do të kishte mundësinë të largohej e të luajë me vazhdimësi është mirë ta bëjë dhe ai e di" ka përfunduar tekniku kampion bote, duke I dhënë një asist Inter, që kërkon një sulmues në janar e ka vënë në shenjëstër qendrën e londinezëve.

Në ditët e ardhshme, lojtari, sipas asaj që bën të ditur Telefoot, do të flaës me drejtuesit anglezë për të marrë një vendim për pjesën e mbetur të sezonit, që nga fjalët e Deschamps, mund të jetë vendosur në Tiranë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI