Flash

E jashtëzakonshme, Luis Enrique trajner i Spanjës: Moreno largohet pas fitoi 5-0

Lapsi.al 19 November 2019
E jashtëzakonshme, Luis Enrique trajner i Spanjës: Moreno largohet pas

Luis Enrique është trajneri i ri i Spanjës. Pasi u largua nga pankina e La Roja, duke i lënë vendin Robert Moreno, në 9 qershorin e kaluar për ti qendruar pranë së bijës 9 vjecare, që u nda nga jeta në fund të gushtit, ish-tekniku rikthehet në vendin e tij dhe do të udhëheqë Furitë e Kuqe në kampionatin Europian. Lajmi është bërë i ditur nga presidenti federal Luis Rubiales gjatë një konference për shtyp në të cilën fillimisht u shuan polemikat e krijuara mbi mënyrën si ishte lajmëruar Moreno (menjëherë pas ndeshjes): "Ishte e qartë për të gjithë – tha Rubiales duke lajmëruar rikthimin e Lucho – që nëse donte të kthehej do ti gjente dyert e hapura. Jemi shumë të lumtur nga nga puna e bërë nga Moreno, por lideri i projektit është Luis Enrique".

Moreno e coi Spanjën në Europian me një ecuri fantastike, falë 9 fitoreve e dy barazimeve, por është detyruar të bëjë mënjënë pavarësisht kontratës në fuqi. Rubiales, sipas asaj që shkruan 'Sport', ka dashur të mbajë fjalën e dhënë Luis Enrique, si në formë private ashtu dhe publike, se mund të rikthehej sapo të ndihej gati. E tani ajo ditë erdhi.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI