Flash

Video/ Italia e ekzagjeruar, mes golave e rekordit i bën 9 Armenisë: kalim dramatik në Dublin për Danimarkën

Lapsi.al 18 November 2019
Video/ Italia e ekzagjeruar, mes golave e rekordit i bën 9 Armenisë:

Me Zvicrën e Danimarkën shkojnë në 19 kombëtaret e kualifikuara për në Euro 2020. E lehtë detyra e helvetëve që shkatërruan 6-1 Gjibraltarin dhe morën vendin e parë të Grupit D. Më e komplikuar ishte detyra e danezëve, që i mjaftoi 1-1 në Irlandë për të kaluar e për ti lënë vendasve playoff. Italia firmos rekordin e 10 fitoreve radhazi në grup, që nuk e kishte arritur kurrë dhe e bën me 9 gola të shënuar në portën e Armenisë. U tregua më modeste Spagna, shënoi vetëm 5-0 kundër Rumanisë.

Grupi D

Zvicra nuk e diskutonte aspak fitoren në transfertën e Gjibraltarit, duhej vetëm të priste përplasjen e Danimarkës kryesuese me Irlandën e vendit të tretë, në një ndeshje për jashtë a brenda. Danezët kishin avantazhin e kalimit edhe me barazim, ndërsa në Dublin vendasit kishin vetëm një alternativë, gjë që u komplikua nga goli i Braithëaite në minutën e 73. Barzoi Doherty 5 minuta nga fundi, por nuk mjaftoi që irlandezët të shmangnin playoff.

Grupi F

E lehtë për Spanjën, që kishte siguruar kalimin, por dëshironte ta mbyllte fushatën pa humbje. Iberikët shkatërruan 5-0 Rumaninë, në një ndeshje me një sens të hapur nga Fabian në minutën e 8. Përpara se skuadrat të shkonin në pushim shënuan edhe Moreno (33) Morata (43) e autogoli i Rus (45), ndërsa llogaritë i mbylli Oyarzabal në minutat shtesë. Fitoi 1-2 në Maltë edhe Norvegjia, pa sforco e duke u ngjitur në vendin e tretë, ndërsa Suedia e kualifikuar e mbylli me fitoren 3-0 në shtëpi kundër Ishujve Faroe.

Grupi J

Italia tërheq zvarrë 9-1 Armenia në ndeshjen e fundit kualifikuese për Euro 2020 e, për herë të parë në histori, fiton të 10 ndeshjet e grupit. Ndeshje pa histori ajo në Palermo, duke parë diferencat teknike, por që do të mbetet në histori, duke parë rezultatin. Mbrëmje e madhe për Immobile e Zaniolo, autorë të dy golave secili. Realizoi gjithashtu edhe Barella (29'), Romagnoli (72'), Jorginho (penallti 75'), Orsolini (77') e Chiesa (që goditi edhe dy shtylla). Greqia mund 2-1 Finlandën që ishte e kualifikuar, duke marrë vendin e tretë me golat e Mantalos e Galanopoulos. Nuk mjaftoi avantazhi provizor i Pukki, me helenët që shkuan në 14 pikë, një mbi Bosnjen, që mposhti 0-3 Lihtenshtejn me golin e Civic (57) dhe dygolëshin e Hodzic (64, 72).

https://www.youtube.com/watch?v=22ciwAoSV54

REZULTATET

EURO - QUALIFICATION:: GROUP D

Gibraltar 1 - 6 Switzerland

Ireland 1 - 1 Denmark

EURO - QUALIFICATION:: GROUP F

Malta 1 - 2 Norway

Spain 5 - 0 Romania

Sweden 3 - 0 Faroe Islands

EURO - QUALIFICATION:: GROUP J

Greece 2 - 1 Finland

Italy 9 - 1 Armenia

Liechtenstein 0 - 3 Bosnia and Herzegovina

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

93.01

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI