Flash

Euro 2020, frikësohet Italia: rrezikon një grup me Francën e Portugalinë

Lapsi.al 19 November 2019
Euro 2020, frikësohet Italia: rrezikon një grup me Francën e

As koha për të shijuar një kualifikim entuziast, sepse rrugëtimi i Italisë në Europianin e ardhshëm rrezikon të jetë më shumë se i vështirë. Cështja është shumë e thjeshtë: pavarësisht se skuadra e Mancinit fitoi të drejtën të jetë kokë grupi në turne, mes pengesave "territoriale", pozicioneve në klasifikim të vendeve të tjera e limitimeve politike, mundësia për të përfunduar në një grup dramatik me kampionët e botës të Francës e kampionët e Europës të Portugalisë, është shumë e madhe

E shpjegon Gazzetta dello Sport në faqet e saj, përpara se në mbrëmjen e sotme të mësohet edhe emri i fundit i skuadrës që do të kualifikohet direkt në Europian mes Hungarisë, Uellsit e Sllovakisë. Pastaj lista do të kompletohet, me ndeshjet playoff të Nations League në mars, për të arritur tek 24 skuadrat e parashikuara për këtë edicion. Për momentin vazot janë kështu:

VAZO E PARË: Itali, Belgjikë, Angli, Ukrainë, Spanjë (të sigurta) e Gjermania (mjafton një barazim me Irlandën e Veriut)

VAZO E DYTË: Franca (që mund të marrë vendin e Gjermanisë), Zvicër, Kroaci, Poloni e, me shumë mundësi, Hollanda e Austria

VAZO E TRETË: Rusia, Portugali, Turqi, Danimarkë, Suedi e Republika Ceke

VAZO E KATËRT: Hungari (ose Uells ose Sllovaki), Finlanda e katër që vijnë nga ndeshjet playoff)

Kështu, nuk është e pavend që Italia ti trembet Francës (ose Gjermanisë), Kroacia ose Hollanda në vazon e dytë, Portugalisë në të tretën. E kësaj i shtohen edhe pengesat territoriale e politike. Belgjikë, në fakt, do të futet në grupin e Rusisë e Danimarkës sepse Shën Petersburgu e Kopenaghen janë të binjakëzuara e Ukraina nuk mund të luajë kundër Rusisë për shkak të konflikteve politike.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI