Flash

Video/ Paqueta, 10 nuk e pengon: gol në fitoren e Brazilit me Korenë e Jugut

Lapsi.al 19 November 2019
Video/ Paqueta, 10 nuk e pengon: gol në fitoren e Brazilit me Korenë e

Fanella me numër 10 e Seleção është ende mbi shpinën e tij e Lucas Paquetà,këtë herë e nderon në mënyrën më të mirë. Titullar e goleador në Brazil-Kore e Jugut në sfidën miqësore të luajtur në Abu Dhabi, pas dështimit kundër Argjentinës. Pavarësisht kritikave, që erdhën edhe nga ish-Topi i Artë Rivaldo, tekniku Tite ka konfirmuar mesfushorin e Milan edhe për miqësoren e dytë të verdhejeshilëve në Lindjen e Mesme, gjithnjë në mes të treshes furnizuese, pas shpinës së Richarlison, sulmues i vetëm.

Pas vetëm 9' minutash, Paquetà shfrytëzoi në mënyrën më të mirë kalimin në të majtë të Renan Lodi, duke u zhytur me kokë e duke mposhtur portierin aziatik, në krosimin e mbrojtësit të Atletico Madrid. Është goli i dytë në 11 prezenca me kombëtaren e Selecao për mesfushorin e Milan. Coutinho në minutën e 36, e në fund edhe juventini Danilo në të 60 mbyllën llogaritë me koreanët, që nuk mund të bënin më shumë se të limitonin dëmet në pjesën e mbetur të ndeshjes.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI