Flash

Skandali me VAR: arbitri shkon të shohë nëse ishte penallti, ekrani i tregon një parkim

Lapsi.al 13 November 2019
Skandali me VAR: arbitri shkon të shohë nëse ishte penallti,
Pavarësisht kundërshtive, VAR po aplikohet në të gjithë botën, edhe pse gjithnjë do të ketë pro dhe kundër, edhe për shkak të incidenteve teknologjikë, sepse duhet patur parasysh se duhet mbajtur parasysh mundësia që dicka të shkojë keq. E kështu ndonjëherë nuk ka sinjal video, me raste nuk funksionon audio e arbitri nuk mund të komunikojë me kolegët, në raste të tjera filmimet pengohen nga ndonjë flamur si ndodhi vitin e kaluar në Portugali. Por që gjithcka të funksionojë në perfeksion, ka një element që nuk mund ta ndryshosh: telekamera duhet të qendrojë në fushë e jo në parking. FAULL ME DORË? – Në Izrael, gjatë ndeshjes mes Maccabi Haifa e Beitar Jerusalem ndodhi e pabesueshmja. Me ndeshjen 2-1 për Maccabi, në kohën shtesë pati një prekje të topit me dorë në zonën e Beitar. Duke parë rëndësinë e ndeshjes, mes të dytës e të katërtës në kampionatin izraelit, arbitri ka dashur siguri për të mos gabuar në vlerësim. E kështu, kontrolloi në ekran nëse ishte penallti apo jo, por në imazhet e shfaqura për të dhe publikun në TV… ishte një parkim. PARKIMI – Pikërisht kështu. Si tregon video që po bën xhiron e botës, në vend të prekjes me dorë të lojtarit të Beitar, përpara arbitrit e telespektatorëve janë shfaqur makina të parkuara, me telekameran që ndiqte ecjen e atij që e kishte në duar. Nuk ishte mënyra më e mirë për të kuptuar nëse ishte penallti apo jo… Për fatin e arbitrit, kishte pamje të tjera që e kanë lejuar të qartësojë dyshimin e të konfirmojë penalltinë e realizuar nga Maccabi, që e mbylli ndeshjen me fitoren 3-1.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

Me sytë katër

PAPARAZZI