Flash

“Gjeni kush është". Dënohet Bernardo Silva për tweet racist

Lapsi.al 13 November 2019
“Gjeni kush është". Dënohet Bernardo Silva për

Dorë e fortë për çështjen Bernardo Silva-Mendy. Lojtari portugez i Manchester City, në fakt, po "paguan" një tweet të gjykuar racist ndaj shokut të tij të skuadrës dhe do të duhet të qëndrojë jashtë fushës për një javë.

Bernardo Silva shkeli rregullin në lidhje me veprimtarinë e lojtarëve të futbollit në rrjetet sociale me rrethanën rënduese të referencave për ngjyrën e lëkurës së Mendy. Përveç raundit të skualifikimit, portugezi do të paguajë gjithashtu një gjobë prej 50 mijë paundësh.

Në tweet "fajtor" Bernardo Silva kishte botuar një foto të lojtarit francez kur ishte fëmijë, me logon e një marke të famshme të çokollatave spanjolle me diçiturën: "Gjeni kush është?" të shoqëruar me një emotion duke qeshur.

Sapo e kuptoi incidentin, Bernardo Silva e hoqi menjëherë postimin, por dëmi u bë dhe shoqata antiraciste 'Kick It Out' e kishte raportuar atë tashmë në Shoqatën e Futbollit.

Tani, pra, dënimi i pashmangshëm për Bernardo Silva arrin në kohë: një javë ndalesë dhe 50,000 paund gjobë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI