Flash

Conte ‘masakron’ Inter: "Kërkoj nga lojtarët 110%, e pashmangshme për të fituar"

Lapsi.al 13 November 2019
Conte ‘masakron’ Inter: "Kërkoj nga lojtarët 110%, e

Pauza për shkak të impenjimeve të kombëtareve i lejon Inter të marrë frymë pas tre javësh intensive mes kampionatit e Champions. Ditë qetësie për të rikuperuar forcat e për të përgatitur një finale të 2019 plot impenjime e me një objektiv të madh për të arritur: kualifikimin në 1/8 e Champions. Antonio Conte njihet si një trajner masakrues për lojtarët e kanë provuar më parë ata të Juventus, e më pas Chelsea, por konfirmimin e jep vetë tekniku: "Duhet më parë tia transferoj unë të tjerëve e të jem shembulli i mirë për të dhënë jo 100, por 110% - shpjegon tekniku gjatë eventit - . Sapo arrin ta bësh këtë gjë në përditshmëri është e qartë se e ngre stekën edhe në drejtim të atyre që punojnë me ty, tek futbollistët e tu".

Conte ka përshkruar edhe mënyrën e tij për të menduar e vepruar: "Kërkesa duhet të jetë e lartë për të gjithë nëse do të shkruash historinë, ose të fitosh. Sepse kush fiton shkuan historinë e klubit për të cilin luan ose për të cilin stërvitet. E kuptoj që ka një kërkesë shumë të lartë nga ana ime, shumë lojtarë e kanë të vështirë. Nëse ambicja është të fitosh e të kërkosh të bësh dicka të rëndësishme për të shkruar historinë është e pashmangshme të kërkosh shumë ndaj vetes e të tjerëve".

Në mendjen e teknikut është turi i forcës që i prêt zikaltrit nga 23 nëntori në 21 dhjetor: shtatë ndeshje që mund të ndryshojnë sezonin e të përcaktojnë objektivat realë për 2020. Pas pauzës, Inter do të përballet me Torinon në transfertë për të luajtur më pas shanset e reduktuara për kualifikim në Champions në shtëpinë e Slavia Praga. Do ti ndjekë këtë ndeshje sfida në shtëpi për Serie A kundër Spal e Roma parpara ndeshjes së shumëpritur kundër Barcellona në San Siro.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

Me sytë katër

PAPARAZZI