Flash

Gafë skandaloze e Gjermanisë! Stampohen emrat e gabuar në fanellat e reja

Lapsi.al 12 November 2019
Gafë skandaloze e Gjermanisë! Stampohen emrat e gabuar në
Një gabim që i bën fanellat e reja të Gjermanisë material për koleksionim. Kombëtarja gjermane, në bashkëpunim me Adidas, ka prezantuar uniformën e lojës për Europianin 2020 (për të cilën gjermanët duhet ende të kualifikohen). Fanella është pritur shumë mirë nga kritika: baza e bardhë, tipike për Gjermaninë, e zbukuruar me vija të holla të zeza horizontale. Është pëlqyer mbi të gjitha idea për ngjyrat e flamurit gjerman në fund të mëngëve. Vetëm se për pak kohë ato kishin një gafë të paparë. Emrat në fanella ishin paravendosur, motiv për të cilin për ndonjë orë, për shkak të një gabimi në stampim, Jonas Hector e Luca Waldschmidt u bënë “Hecktor” e “Waltschmidt”. Adidas i rregulloi menjëherë stampimet, duke kërkuar ndjesë për gabimin. Gabimet u korigjuan aq shpejt sa askush nuk i bleu fanellat me emrat e gabuar. Të shtunën në rastin e sfidës kualifikuese për Euro 2020 kundër Bjellorusisë, fanellat e reja do të bëjnë debutimin, me shpresën se emrat e lojtarëve këtë herë do të stampohen pa gabime.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI