Flash

Memolla pret rastin e tij: “Andorra si Franca, vlen tre pikë”

Lapsi.al 12 November 2019
Memolla pret rastin e tij: “Andorra si Franca, vlen tre pikë”

Kundër Andorrës, të enjten, është një ndeshje në letër e lehtë e ku edhe Hysen Memolla është i gatshëm të japë kontributin e tij. Sfida kundër tyre vlen tre pikë, njësoj si të ishte Franca dhe si e tillë nuk mund të anashkalohet dhe këtë mbrojtësi e di mire: “Kemi objektivat tona, ndoshta ka mbaruar ndoshta jo, ne duhet të bëjmë maksimumin tonë dhe të fokusohemi 100% - shpjegoi Memolla -. Mund të jetë Franca, Greqia apo Andorra, nuk ka rëndësi, me kë do që luajmë duhet të japim më të mirën”.

Duke parë lojtarët që operojnë në krahun e majtë ku luan Memolla, hapësirat janë të reduktuara. “Konkurrenca është gjë e mirë, sepse ti mund të japësh më të mirën në çdo stërvitje. Unë Lenjani dhe Trashi mund t’i japim një dorë të rëndësishme ekipi kombëtar në të majtë. Të gjithë lojtarët duan të shënojnë, por së pari duhet të fitojmë ndeshje dhe të japim maksimumin”. Trashi dhe Lenjani duket se në hierarki e kalë kaluar Memollën, që në këtë pikë nuk ka preferenca se ku do ti jepen minuta, mjafton të mbajë veshur fanellën kuqezi: “Unë stërvitem në maksimum. Këtë e ka në dorë trajneri, unë do të jap maksimumin bashkë me çunat në çdo rast”.

Me Shqipërinë e Edy Rejas tashmë e kanë të qartë të gjithë se duhet të adaptohen në skemën e konsoliduar të italianit 3-5-2 dhe të dy lojtarët bien dakord se nuk kanë asnjë problem për tu adaptuar në rol, nëse tekniku do ti thërrasë në cështje: “Kam shumë ndeshje pa luajtur më ketë skema, por po stërvitem. Besoj se mund të luajë në këtë skemë. Kam luajtur më parë me Panuçin. Po mundohem të përshtatem me këtë modul”.

Deri të mërkurën kuqezinjtë do të vazhdojnë të stërviten me një seancë, ndërsa të enjten në 20.45 Shqipëria do të zbresë në fushën e Elbasan Arena për tu ndeshur me Andorrën, që në transfertë e ka mundur 0-3, pikërisht në ndeshjen e fundit përpara mbërritjes së teknikut Reja.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

Me sytë katër

PAPARAZZI