Flash

Lojtarët e Napolit kanë frikë pas grabitjeve: prokuroria po heton

Lapsi.al 12 November 2019
Lojtarët e Napolit kanë frikë pas grabitjeve: prokuroria po heton

Pauza e kampionatit me lojtarët që janë nisur në grumbullimet me kombëtaret (13 prej tyre) mund të sjellë pak qetësi në Castel Volturno, por situate në kampin e Napoli vetëm e qetë nuk është. Kaosi post-Salzburg, rezultatet zhgënjyese e ajo që i ndodhi Allan e Zielinski kanë sjellë pasoja jo vetëm në nivelin e fushës, por edhe jashtë futbollit, në përditshmëri. E tani Prokuroria po punon për të kuptuar nëse ka lidhje mes rebelimit të lojtarëve me cështjet që pasuan.

Në organikën e të kaltërve ndihet frika, dikush mbrohet me sgërbimin e mbikqyrjes private 24 orë në 24 (si Koulibaly) e dikush largohet për mungesë sigurie në një pikë delicate të jetës (si gruaja e Allan). Nuk është hera e parë në fakt që ndodh dicka e tillë në Napoli: 2011 ishte një vit i tmerrshëm me vjedhje, grabitje e makina të rrëmbyera që përfshinë Cavani, Lavezzi, Hamsik, Behrami. Pa llogaritur vjedhjen e orës së Insigne, në dalje nga një restorant.

Ja përse interesi i Prokurorisë së Napoli që ka hapur një hetim për "krime sportive", në tentativë të kuptojë nëse "ish të paprekshmit" (si ishin lojtarët) janë në shënjestër të keqbërësve pas ndodhive në Champions.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI