Flash

Të rikthyerit në kuqezi, kërkojnë të kapin momentin: "Andorra, më e rëndësishme se Franca"

Lapsi.al 11 November 2019
Të rikthyerit në kuqezi, kërkojnë të kapin momentin:

Sfidat e fundit eleminatore kërkojnë edhe sforcon e fundit të futbollistëve të Kombëtares, për dy ndeshjet kundër Andorras dhe Francës. Kuqezinjtë kërkojnë pikë, për të përmbushur objektivin e tyre që në këtë rast është kuotë pikësh. E pikërisht, duke qenë se bëhet fjalë për kampionët e botës dhe inaugurimuin me ndeshjen e parë ndërkombëtare, sfida e të enjtes me Andorran është anashkaluar disi mediatikisht, por jo për protagonistët në fushë, që e theksojnë këtë fakt në konferencën për shtyp.

“Mezi e prisja ftesën e radhës - tha Uzuni - Isha duke punuar fortë dhe prisja ftesën e radhës. Ndihem mirë pasi me Lokomotivën jam aktivizuar çdo ndeshje nga 90 minuta, kam asistuar kam shënuar. Besoj se jam në formë të mirë. Unë dua të luaj tek të 2 sfidat, por duhet t’i tregoj trajnerit që jam i gatshëm. Nuk jam ndjerë mirë kur nuk u grumbullova, por jam shumë i lumtur që u riktheva”.

Në të njëjtën linjë ka qenë edhe Emanuele Ndoji, që kthehet në fushë pas 3 muajsh mungesë: “Kam qenë 3 muaj jashtë. Kam filluar të stërvitem me ekipin dhe të luaj. Jam më mirë. Kam luajtur 2 ndeshje në Serinë A. Mund të kem 70 minuta në këmbë, por do të vendosë trajneri. Nëse jam mirë, do më aktivizoj”.

Dy lojtarët, Myrto Uzuni e Emanuele Ndoji, janë rikthyer të veshin fanellën kuqezi e tani kërkojnë të shfrytëzojnë momentin, për tu bërë të rëndësishëm për teknikun Edy Reja: “Jemi lojtarë të Kombëtares, mendojmë për ndeshjen e radhës, do të fokusohemi 100 % te Andorra, më pas do të mendojmë për Francën – shpjegoi Ndoji -. Është gjë shumë pozitive që të jenë njerëzit afër dhe të japin një karikim të fortë. Dua t’i ftoj tifozët edhe në Elbasan ndaj Andorrës. Kemi nevojë për ta edhe në Elbasan”, u shpreh Ndoji.

Mungesat në sulm të Cikalleshit e Sadikut kanë krijuar shansin për sulmuesin e Lokomotivës së Zagrebit, ndërsa breshiani ende nuk i ka 90 minutat në këmbë pas dëmtimit: “Mendoj që asnjë ndeshje nuk duhet nënvlerësuar - inistoi Uzuni - Jemi profesionist dhe duhet të hymë në fushë të bindur për fitore, pavarësisht se çfarë sjellë loja”.

Impianti i ri i kombëtares është një stimul më shumë dhe ndoshta do të shërbejë moralisht për kuqezinjtë në sfidën kundër kampionëve të botës, që në Francë bënë poker, por në kryeqytet nuk do ta kenë kaq të thjeshtë: “Do të luajmë në shtëpinë tonë të re dhe tifozeria do të jetë e gatshme për të na përkrahur. Besoj se ata do na shtyjnë të japim akoma me shumë”.

Shqipëria me 12 pikë kërkon të mbajë nën presion Islandën, që ka tre pikë më shumë, por në kohën që kuqezinjtë luajnë me Andorrën në Elbasan Arena, islandezët do të përplasen në transfertë me Turqinë.

Të këshilluara

Video/ Bernardo Silva ngushëllon Citizens

12 minuta për të shënuar dy gola nuk janë shumë, por kaq ka në dispozicion Manchester City në Anfield për të shmangur humbjen përballë Liverpool. Bernardo Silva...

19:15

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI