Flash

Video/ Nuk i dha penallti, Guardiola i tërbuar me arbitrin: Liverpool i pamposhtur nga City prej 16 vitesh

Lapsi.al 10 November 2019
Video/ Nuk i dha penallti, Guardiola i tërbuar me arbitrin: Liverpool i

Liverpool thyen 3-1 Manchester City dhe fluturon drejt titullit kampion, edhe pse rruga është ende e gjatë, por diferenca prej 9 pikësh nga Citizens dhe 8 nga ndjekësi më i afërt Leicester të jep siguri. Reds e Jurgen Klopp shkatërruan prapavijën e City me dy gola në pjesën e parë dhe një të tretë nga Mane në të 51, përpara se Bernardo Silva të ngushtonte diferencën. Por ajo që tërboi Pep Guardiolën 7 minuta nga fundi ishte një penallti e munguar që do të rihapte lojën...

Një Guardiola kështu nuk ishte parë prej kohësh. Sigurisht rezultati e kishte bërë nervoz, por në topin e goditur nga Sterling protesta e teknikut spanjoll ishte elektrizuese, duke e kuptuar se ishte episodi që mund ti ndryshonte rrjedhën kampionatit. Citizens duhet të presin ende për të thyer tabunë 16 vjecare pa fitore në Anfield dhe këtë e kuptuan që në fillim kur Reds e Jurgen Klopp shënuan në minutën e 6 me Fabinho, duke goditur edhe moralisht kundërshtarin. Mohamed Salah siguroi avantazhin me golin e dytë në minutën e 13, duke e bërë një të përpjetë të frikshme pjesën e mbetur të takimit për të besuarit e Guardiolas.

Humbja e Manchester City mori përmasa në Anfield Road, kur Liverpool udhëhoqi me tre gola diferencë, pas realizimit të Sadio Mane. Sulmuesi shënoi në minutën e 51, duke thyer portierin Bravo. Për Guardiolën mbeten pak gjëra për të bërë, me rezultatin e ndeshjes që dukej i vendosur. Bernardo Silva i dha 12 minuta shpresë City kur shënoi golin e ngushëllimit, por vetëm kaq nuk mjaftoi. Liverpool fitoi, por polemikat do të vazhdojnë gjatë...

Të këshilluara

Video/ Bernardo Silva ngushëllon Citizens

12 minuta për të shënuar dy gola nuk janë shumë, por kaq ka në dispozicion Manchester City në Anfield për të shmangur humbjen përballë Liverpool. Bernardo Silva...

19:15

Video/ Tris i Liverpool, Mane turpëron City

Humbja e Manchester City po merr përmasa në Anfield Road. Liverpool jo vetëm po dominon me lojë, por tashmë udhëheq me tre gola, pas realizimit të Sadio Mane. S...

18:45

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI