Flash

Video/ Strakosha heroi i Lazios: pret penalltinë dhe i dorëzon fitoren Inzaghit

Lapsi.al 10 November 2019
Video/ Strakosha heroi i Lazios: pret penalltinë dhe i dorëzon fitoren

Lazio është e pamundur në shtatë javët e fundit të kampionatit me 5 fitore e dy barazime e për të parën herë nga prilli 2015 ka realizuar të paktën dy gola në shtatë sfidat e fundit radhazi të Serie A. Nëse për realizimet merita është krejtësisht e Immobile, Luis Alberto e Correas, që me golin e shënuar kundër Lecce ka shkuar në kuotën 6 duke kaluar rekordin personal, seritë pa humbje kanë gjurmën e Thomas Strakoshës, vendimtar edhe kundër Lecce.

Një penallti e pritur në minutën e 67, një ndërhyrje shpëtimtare ndaj Babacar e shumë pritje të komplikuara gjatë ndeshjes, e bënë portierin e kombëtares shqiptare të përjetojë një pasdite absolutisht si protagonist.

4-2 është imponuar Lazio kundër një Lecce të mirë, duke vazhduar vrapimin drejt zonës së lartë të renditjes me 24 pikë. Në Olimpico bardhekaltrit zhbllokuan ndeshjen me Correa (30') por u rikuperuan në pjesën e parë nga Lapadula (40'). Në 45 minutat e dyta skuadra e Inzaghi shpërtheu me Milinkovic (62'), Immobile (penallti 77') e Correa (80'). I kotë goli i La Mantia pesë minuta nga fundi, që nuk ndryshoi dot fatet e lojës.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI