Flash

Hysaj kthehet titullar, Roma kthehet në sulm për shqiptarin

Lapsi.al 9 November 2019
Hysaj kthehet titullar, Roma kthehet në sulm për shqiptarin

Rebelimi i ditëve të fundit ka shpërthyer pakënaqësitë e shumë lojtarëve të Napoli, përfshirë mbrojtësin shqiptar Elseid Hysaj. Sipas asaj që bën të ditur CdS, ish-lojtari i Empoli nuk do të rinovojë kontratën e tij në skadencë në 2021 e për këtë po sheh me vëmendje të interesuarit, për të vendosur të ardhmen. Nuk është një mister që Roma e drejtori sportiv Petrachi janë duke menduar për mbrojtësin e kombëtares shqiptare, duke parë edhe dëmtimin e Zappacosta. Idea është se operacioni do të kryhet, por më tepër në gusht se në janar.

Shqiptari ndërkohë ka rikuperuar dëmtimin e rëndë, të pësuar në ndeshjen me Torinon, gjatë një kontrasti me Ansaldin dhe është kthyer titullar nga Ancelotti kundër Genoa. Kjo vërteton edhe më shumë idenë se në janar Napoli do të ketë nevojë për Hysaj, si e ka shprehur edhe menaxheri i tij Giuffredi: “Unë e De Laurentiis kemi një raport të mirë, nuk kemi patur kurrë probleme. Edhe kur ishte hapur tratativa me Valencia, nga ana e Napolit ishte dëshira e mirë, por nuk kishte kohë. Eshtë në interes të të gjithëve që lojtari të transferohet në janar, duke qenë se është në skadencë kontrate e Napoli, që një vit më parë refuzoi 50 milionë nga Chelsea, rrezikon ta humbasë me parametër zero. Kërkoj të tregoj respekt për De Laurentiis e klubin. Presidenti nuk më ka bërë premtime, nuk kishte nevojë. Mirëkuptimi do të na shërbejë ti bëjmë gjërat mirë. Nëse sot Hysaj nuk do të ishte i dëmtuar do të ishte duke luajtur. Eshtë një futbollist i mirë. Nuk është e thënë të mos e bëjë deri në qershor. Ndoshta Napoli do të dojë ta mbajë deri atëherë duke i dhënë hapësirë".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI