Flash

Chelsea, Lampard rrëfen fiksimet e tij të çuditshme përpara një ndeshjeje

Lapsi.al 9 November 2019
Chelsea, Lampard rrëfen fiksimet e tij të çuditshme

Frank Lampard, trajnerit të Chelsea duke folur për "Guardian" ka rrëfyer se është shumë supersticioz.

Të nxjerrësh qenin shëtitje, të dalësh me biçikletë dhe të shijosh një pjatë të mirë me pasta përpara ndeshjes. Përndryshe rrezikon... të humbasësh. Janë fjalët e Frank Lampard për prestigjozen britanike.

Ish-mesfushori i Bluve, tashmë teknik i klubit londinez, ka pranuar "bestytnitë" e tij dhe faktin se frikësohet se ato ndikojnë vërtetë në jetën e tij sportive. Të paktën në aspektin reuzltat.

"Nëse nuk bëj disa gjëra, ndjej, edhe pse mund të duket një gjë qesharake, sikur kjo mund të ketë ndikim te ndeshjet", ka thënë Lampard. "Më pëlqen të shëtis me qenin apo me biçikletë, por jam edhe prind ndaj shpesh duhet të mendoj edhe për gjëra të tjera dhe nga ana tjetër e pranoj se nuk më pëlqen të heq dorë nga rutina ime. Nuk mund të bëj ndryshe. Më pëlqen shumë të nxjerr qenin shëtitje dhe të ha një pjatë të mirë me pasta përpara se ndeshjes. Edhe kur isha lojtar bëja të njëjtën gjë, edhe Terry gjithashtu, dhe vazhdoj ende tani. Nëse nuk i bëj këto dhe pastaj të mos fitoj.. ej. Nuk them se ka një efekt të sigurt, por për çfarë duhet të mendoj? Nuk jam ende aq "i fiksuar" por pranoj se nëse do të isha kjo mund të jetë edhe disi negative".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI