Flash

Ferdinand zbulon sekretin e Ronaldos: "Kuzhinjer, doktor, trajner... CR7 ka 10 persone në shtëpi!"

Lapsi.al 9 November 2019
Ferdinand zbulon sekretin e Ronaldos: "Kuzhinjer, doktor, trajner... CR7 ka

Stërvitja, fiziku, talenti i lindur, profesionalizmi: të gjitha janë përmendur si faktorë të një suksesi të jashtzakonshëm të Cristiano Ronaldos, në majën e Olimpit të futbollit prej një dekade e gjysëm, por Rio Ferdinand ka një mendim tjetër: “Ronaldo është i pari që kam parë të investojë në një skuadër për veten. Më kujtohet njëherë shkova në shtëpinë e tij e gjeta rreth dhjetë persona në dhomën e tij. E pyeta dhe më tha se ishin kuzhinjeri, fizioterapistja, personal trajneri i tij…Kur u largua nga United ishte më i miri në botë e nëse do ti jepja një këshillë të rinjve do ti thosha të investojnë tek vetja në të njëjtën mënyrë, natyrisht me burimet e duhura"

Ish-qendërmbrojtësi i Anglisë dhe Manchester United që me Ronaldon ka ndarë dhomat e zhveshjes kur luanin për Red Devils ka identifikuar në stafin që rrethon portugezin, faktorin kryesor për suksesin e CR7. "Për Cristiano mund të flas për orë, ashtu si për LeBron James. Ronaldo është 34 vjec dhe është ende një nga më të mirët në botë, pasi ka qenë gjithnjë një nga dy të parët për më shumë se një dekadë e, ashtu si ai, LeBron ka qenë në majën e NBA për 17 sezone. Një gjë e paparë. Ronaldo e LeBron kanë gjetur rrugën e duhur: të dy kanë investuar në një skuadër për të bërë që fiziku dhe mendja të japin gjithnjë maksimumin”.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI