Flash

"Capitanooooo": Pogba mesazh Bonucci, Juve kthehet në lojë

Lapsi.al 8 November 2019
"Capitanooooo": Pogba mesazh Bonucci, Juve kthehet në lojë
Historia e dashurisë mes Paul Pogba e Juventus, nuk është ndërprerë kurrë e gjitha e shpejt mund të rifillojë. Pas mesazhit të mesfushorit për Leonardo Bonucci në Instagram ("Capitanooooo" me një seri emoji adhurues), idea për një rikthim të mundshshëm të tij në Torino kthehet në aktualitet. Sipas Tuttosport, Zonja e Vjetër mund të jetë e favorizuar nga momenti delikat që po përjeton Manchester United, shumë prapa në kampionat e jashtë Champions League. Nuk është mister që verën e kaluar Juve mendoi ta kthente në skuadër Pogba, por operacioni u mbyt nga vështirësitë e bardhezinjve për të shitur disa lojtarë e sepse klubi anglez nuk jepte sinjale se dëshironte të shiste lojtarin. Nëse në verë cmimi që jepte Manchester ishte 150 milionë, tani United mund të reduktojë pretendimet i shtyrë nga ecuria negative e skuadrës e nga fakti se data e skadencës së kontratës së francezit, pavarësisht opsionit për rinovim, është më pranë: qershor 2021. "Klubi bardhezi është gati të ndërhyjë", zbulon Tuttosport, por sa do të kushtojë operacioni? Sipas të përditshmes torineze, Pogba mund të rikthehet në Torino, tre vjet nga transferimi në Angli për 120 milionë euro. Një shifër e konsiderueshme, por që mund të zbresë edhe më shumë nëse në tratativë futen Emre Can e Mandzukic.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI