Flash

Marotta i plotëson dëshirën Conte: Giroud përforcimi i parë

Lapsi.al 8 November 2019
Marotta i plotëson dëshirën Conte: Giroud përforcimi i

Nuk i ka marrë era fjalët e ashpra të Antonio Conte, në përfundim të ndeshjes së Champions kundër Borussia Dortmund. Inter menjëherë ka lëvizur në merkato në kërkuim të përforcimeve që i duhen teknikut për të ndjekur objektivat sezonale. Sidomos në sulm ku, me Sanchez të dëmtuar, ka nevojë emergjente për një lojtar që ti japë frymëmarrje Lukaku e Lautaro, që në këo javë janë duke bërë sakrifica. Emri në majën e listës së drejtuesve zikaltër është ai i Olivier Giroud, në skadencë me Chelsea e gati të transferohet në Milano.

Sulmuesi francez ka një pagë të rëndë, rreth 8 milionë në sezon, por i ka dhënë aprovimin Inter e disponibilitetin të negociojë transferimin. Do të ishte lojtari ideal për Conte. Në radhë të parë sepse ka ekpserincë të madhe ndërkombëtare – atë për të cilën u ankua tekniku në Dortmund -, shënon me rregullsi e në fund sespe prej ndonjë sezoni është mësuar të luajë part time e gjithnjë me rendiment të lartë.

Por Giroud është vetëm i pari nga lojtarët që zikaltrit ndjekin, sepse në mesfushë kërkohen Vidal e Rakitic, pa lënë mënjanë fokusin tek Kulusevski, protagonist i një fillim sezoni të rëndësishëm. Në mbrojtje Lazaro mund të jetë në dalje pas vetëm 6 muajsh, ndërsa Darmian e Florenzi kanë përfunduar në vëzhgimin e Conte e Marotta.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI