Flash

Ndryshimet e Ramës “rrezikojnë sterilizimin e SPAK”

Drafti i qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale pritet me shqetësim nga gjyqtarët dhe prokurorët vendas, të cilët theksojnë se procesi u mbajt sekret dhe rrezikon të pengojë hetimet anti-korrupsion.

23:19 Vladimir Karaj

Kartoni i kuq më i pabesueshëm në botë: lojtari kroat përjashtohet, se vrau një pulë!

Lapsi.al 7 November 2019
Kartoni i kuq më i pabesueshëm në botë: lojtari kroat

“Sjellje antisportive”. Një nga motivet, me rregullore në dorë, për të cilën mund të dënohesh. Por është hera e parë, që ky përshkrim në rregullore interpretohet… të godasësh një zog në terrenin e lojës. Sipas asaj që bën të ditur 24 Sata, një lojtari gjysëm-profesionist kroat i ka ndodhur pikërisht kështu. Në ndeshjen mes NK Jelengrad e Jasenovac është bërë disa herë ndalesa e lojës për shkak të… invazionit të fushës, duke parë që një grup pulash nuk arrinte të qendronte larg tapetit të gjelbër. E kështu, Ivan Gazdek vendosi ta zgjidhë situatën në mënyrën e tij, por në mënyrë të përgjakshme.

Futbollisti vendas ka marrë me shkelma një nga pulat pushtuese, duke e vrarë, ndërsa e hodhi më pas jashtë rrethimit. Sic duket ishte e tepërt për arbitrin, që ka marrë masa duke e ndëshkuar me kartonin e kuq. Masë e papritur për Gazdek, që ka shpjeguar veprimin e tij. “Më besoni, nuk doja të bëja. Rezultati ishte i diskutueshëm dhe isha nervoz. Pulat futeshin shpesh në fushë e duhej të ndalonim lojën". E megjithatë qëllimi nuk ishte të vriste pulën.

“Vrapova drejt tyre për ti trembur, shkëlmova në ajër, por rastësisht e zuri njërën duke e vrarë”. E përvec kartonit të kuq, Gazdek smori qortimin edhe të padrones së pulës. Por, si shpjegon lojtari, i ka kërkuar ndjesë edhe asaj. “I dërgova një pulë të re, me një pusullë ndjese”.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI