Flash

Ndryshimet e Ramës “rrezikojnë sterilizimin e SPAK”

Drafti i qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale pritet me shqetësim nga gjyqtarët dhe prokurorët vendas, të cilët theksojnë se procesi u mbajt sekret dhe rrezikon të pengojë hetimet anti-korrupsion.

23:19 Vladimir Karaj

Guardiola e quajti simulator, Mane e sfidon: "Nëse m'i japin penalltitë do të vazhdoj”

Lapsi.al 7 November 2019
Guardiola e quajti simulator, Mane e sfidon: "Nëse m'i japin

Sadio Mané: një karton i verdhë për simulim e një gol në fund të ndeshjes. Senegalezi ishte vendimtar në fushën e Aston Villa në javën e fundit të Premier League: suksesi i marrë me përmbysje (2-1) i ka lejuar Liverpool të mbajë në distancë sigurie Manchester City (6 pikë diferencë) në prag të përplasjes direkte në program në Anfield të dielën. Pep Guardiola megjithatë nuk e ka kapërcyer lehtë golin e Mané në fund të ndeshjes dhe ka përfituar për ti dhënë një mesazh rivalëve: “Liverpool ka fituar shpesh kështu e ia ka dalë sepse ka një talent të vecantë. Ndonjëherë janë të aftë të hidhen, ndonjëherë të shënojnë gola të pabesueshëm në minutën e fundit”. Replika e afrikanit vonoi ndonjë ditë, por kur mbërriti shërbeu për të rritur ndjeshëm temperaturat mes palëve.

Deklaratat e Guardiola kanë irrituar Jurgen Klopp që megjithatë ka zgjedhur t'i shmangë polemikat e mëtejshme. Ndërkohë Mane nuk është përmbajtur dhe ka replikuar në mënyrë sarkastike ndaj akuzave të hedhura nga menaxheri i City pas suksesit europian kundër Genk në Anfield (2-1): "Ka qenë inteligjente nga ana e Guardiola të tërheqë vëmendjen e Michael Oliver që do të arbitrojë sfidën. Unë do të mendoj vetëm të luaj futboll si zakonisht. Nuk i kushtoj vëmendje asaj që ka thënë Guardiola dhe nuk më jep asnjë motiv më shumë. Do të jap gjithçka për të ndihmuar skuadrën time. Do të jap gjithçka për të ndihmuar skuadrën time". Pas këtyre deklaratave pak të momentit ka ardhur edhe përgjigjja....

Senegalezi është përgjigjur në mënyrë direkte ndaj provokimeve të teknikut kundërtshtar, me një batutë me doza sarkazme: “Nëse do të ketë një penallti të fituar, do të vazhdoj të hidhem! Nëse të rrëzohem sjell penallti në favorin tim, do të bëjë që të ndodhë! Përse jo? Nuk do ta ndryshoj kurrë mënyrën time të të luajturit”. Në muajin e fundit Mané ka fituar një penallti edhe kundër Leicester e Tottenham, pastaj erdhi ajo kundër Aston Villa: numrat tregojnë se senegalezi… merr vesh nga kjo punë, edhe pse përsëritjen kanë konfirmuar se ka patur një kontakt mes tij e Frederic Guilbert në sfidën e Villa Park.

Të këshilluara

Video/ Icardi kalon në avantazh PSG

Paris Saint Germain nuk e ul ritmin në kërkim të fitores së katër në po aq ndeshje. Francezët përballë Brugges kishin nevojë vetëm për 22 minuta që të gjenin av...

21:27

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI