Flash

Ndryshimet e Ramës “rrezikojnë sterilizimin e SPAK”

Drafti i qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale pritet me shqetësim nga gjyqtarët dhe prokurorët vendas, të cilët theksojnë se procesi u mbajt sekret dhe rrezikon të pengojë hetimet anti-korrupsion.

23:19 Vladimir Karaj

Ramsey, goli historik me Juventus: "Nuk doja t'i hiqja golin Cristianos"

Lapsi.al 7 November 2019
Ramsey, goli historik me Juventus: "Nuk doja t'i hiqja golin

Debutimet i sjellin mbarësi. Aaron Ramsey e ka me nxitim, ndoshta sepse dëmtimet i kanë humbur shumë kohë e ai nuk dëshiron të shpenzojë akoma. Në Moskë mesfushori uellsian ka luajtur ndeshjen e parë si titullar në Champions League me fanellën e Juventus, ka shënuar golin e parë dhe u bë lojtari i parë britanik që shënon në Champions për Zonjën.

Ramsey ka shpërthyer festën bardhezi kur publiku i Lokomotiv Arena ishte akoma duke larguar koreografitë: kishin kaluar vetëm tre minuta, në goditjen e dënimit të Cristiano Ronaldo, portieri nuk arriti të mbante topin dhe Aaron u afrua me dëshirën e atij që prej shumë kohe nuk festonte në kompeticionin më të rëndësishëm: sezoni 2014-15 me Arsenal, gol i kotë në ndeshjen e kthimit me Monaco në sfidën e kthimit të 1/8 e finaleve. Ramsey pas ndeshjes i ka kërkuar ndjesë Ronaldos (”Mendova që topi nuk do të hynte e se portieri ishte më afër, prandaj godita”) pòr është e vështirë ta besosh se i vjen keq që u fut në listën e shënuesve. Herën e fundit që Juventus kishte shënuar blitz në Champions, ishte me Mandzukic në prill 2018 kundër Real, por ajo ishte një mbrëmje e hidhur (eleminimi në cerekfinale).

“Arritëm një objektiv të rëndësishëm e jemi shumë të lumtur - ka thënë dje në zonën miks -, tani të shohim përpara e shpresojmë të bëjmë një Champions suksesi. Është bukur të dish që je britaniku i parë që shënon këtu për Juventus. Kam ndjesi të mirë, pata një fillim të komplikuar por tani jam mirë, kondicioni fizik po përmirësohet e shpresoj të bëj shpejt 90 minuta”. Me golin e Ramsey Juventus arriti në kuotën 300 në historinë e Champions, klubi i pestë pas Real Madrid, Barcellona, Bayern Mynih e Manchester United.

Të këshilluara

Video/ Icardi kalon në avantazh PSG

Paris Saint Germain nuk e ul ritmin në kërkim të fitores së katër në po aq ndeshje. Francezët përballë Brugges kishin nevojë vetëm për 22 minuta që të gjenin av...

21:27

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI