Flash

Ndeshja e mungesave: Bylis pa tre lojtarë, Skënderbeu humb Ditën e Dajën

Lapsi.al 8 November 2019
Ndeshja e mungesave: Bylis pa tre lojtarë, Skënderbeu humb Ditën

Në ndjekje të kreut, e përpara një ndeshje të rëndësishe, Bylis duhet të bëjë llogaritë me dëmtimet. Kundër Skënderbeut tekniku Dovedan, duhet të bëjë me shumë mundësi pa tre lojtarë të rëndësishëm, por mungesa më me peshë është ajo e qendërmbrojtësit Ditmar Bicaj. Lezhiani i dëmtuar do ta humbasë sfidën me korcarët dhe këtë tekniku e kishte kuptuar herët, por goditjen e mori nga tërheqja e Antoni Bejit. Nigeriani nuk ia doli të rikuperojë dhe shpresat janë tani që të bëhet gati për javën e ardhshme. Në dyshim është edhe Turabov, por azerbaixhanasi vështirë se mund të përfshihet në formacionin mallakastriot, duke qenë se ka punuar i diferencuar dhe nuk ka asnjë seancë me grupin. Në rastin më të mirë Turabov do të akomodohet në pankinë, por për Bylis rikthehet në dispozicion Ntepe, që ka kaluar ngërcin muscular si dhe Peposhi, që ishte i skualifikuar për shumë kartonësh të verdhë.

Nuk është se kanë situatë më të mirë bardhekuqtë, gjithnjë duke folur për dëmtimet. Skuadra e Dajës, përveç momentit të vështirë që po kalon, kur e sheh vetën të rrëshkasë në vendin e tretë nga fundi. Mesfusha i copëtohet korcarëve, që duhet të bëjnë pa Bruno Ditën dhe ndoshta edhe Asion Dajën. Durrsaku nuk është stërvitur gjatë gjithë javës, për shkak të tërheqjes muskulare dhe do të jetë problem për teknikun të bëjë të mos ndihet mungesa. Kjo edhe sepse në qendër të mesfushës është i dëmtuar edhe Daja. Ish-mesfushori i Tiranës, është stërvitur i diferencuar dhe mbetet në dyshim të fortë për ndeshjen me Bylis. Sipas asaj që filtron nga klubi bardhekuq, me shumë mundësi mesfushori nuk do të jetë i disponueshëm për teknikun dhe Skënderbeu duhet të bëjë me një mesfushë të reformuar.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI