Flash

Ndryshimet e Ramës “rrezikojnë sterilizimin e SPAK”

Drafti i qeverisë për ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale pritet me shqetësim nga gjyqtarët dhe prokurorët vendas, të cilët theksojnë se procesi u mbajt sekret dhe rrezikon të pengojë hetimet anti-korrupsion.

23:19 Vladimir Karaj

Video/ Largon topin në linjë: Malota shpëton Vllazninë në shtesë, Hygor e Ngo'o barazojnë shtyllat

Lapsi.al 8 November 2019
Video/ Largon topin në linjë: Malota shpëton Vllazninë

Renato Malota ndërhyn mbi vijën e portës për ti mohuar Tiranës golin që do të kishte qenë i fitores. Është imazhi i pikës entuziaste të Vllaznisë dhe dëshpërimit bardheblu. Nuk ka fitues klasikja e futbollit shqiptar, që ka dhuruara shumë emocione, përkundër heshtjes së shkallëve të Selman Stërmasit, që kishte mbylluar dyer për ndeshjen e fundit dënim të Tiranës. Ahmataj sheh skuadrën të krijojë stabilitet në prapavijë, por shkon në barazimin e dytë radhazi. Vllaznia e Jonuz tregoi se është nga ato ekipe që nuk vijnë për shëtitje.

0-2 e fazës së parë dukej shumë larg me performancën e skuadrave më shumë se në ekuilibër. Hygor në kabinën e regjisë iluminoi jo pak me stilin brazilian të lojës mekanizmin e Jonuz, që me Sinjo e Maranhao kishte ritme samba. Ahamtaj bëri vetëm zëvendësimet e detyruara Imami e Kale për Hoxhallarin e Torassa të skualifikuar, por në një ndeshje me përmbysje frontesh e hapësira të lejuara drithërimën e vërtetë e ndjeu tekniku elbasanas kur pa goditjen e Hygor të përplaset në traversë në minutën e 21.

Tirana kishte rastet e veta, gradualisht e rriti lojën, por meritën e pati të kundërpërgjigjet zjarr me zjarr: në të 24 Batha teston reflekset e Sherrit, që në fakt do të jetë protagonisti absolut i ndeshjes, me ndërhyrje vendimtare, që i mohuar të paktën në tre raste golin kryeqytetasve: e provoi pa fat edhe Vangjelli në të 27 e Edon Hasani në të 85. E megjithatë mundësinë më të bukur e kishte Ngo'o, por anglezi barazoi vetëm shtyllat dhe nuk prishi ekuilibrat në minutën e 53.

Tirana dështon të mbajë nën presion Partizanin e Bylis, që tashmë me një fitore do të mund të shkëputen nga ndjekësit. 19 pikë për bardheblutë e Ahmatajt, që mund ta shohin për herë të parë kaq larg kreun (5 pikë larg nëse Partizani fiton në Vlorë). Nuk fiton përsëri Vllaznia, por Jonuz del nga Tirana me një pikë të cmuar, që e con në 16 kuotën e kuqebluve, të cilët shpresojnë vetëm që Skënderbeu mos të fitojë në Ballsh për ti lënë pas në renditje në vendin e 8.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI