Flash

Tirana ndryshoi trajner, Ahmataj dy pikë më pak se Mema: "Në 3 ndeshje kemi marrë vetëm 1 gol"

Lapsi.al 8 November 2019
Tirana ndryshoi trajner, Ahmataj dy pikë më pak se Mema: "Në

Me tre ndeshje nuk gjykohet askush, por nëse Tirana ka menduar të ndryshojë drejtimin e pankinës për të përmirësuar situatën në renditje, apo nivelin e performancës, tre javët e para nuk i kanë dhënë të drejtë. Julian Ahmataj ka marrë dy pikë më pak se Ardian Mema, që u largua për mungesë rezultatesh dhe pasnesër rrezikon të shohë kreun më larg se asnjëherë më parë në 11 javët e para të Superiores.

Ahmataj e nisi me fitore në Gjirokastër me Luftëtarin, për të pasuar me dy barazime me Teutën e Vllazninë. Pikërisht ky rezultati i fundit e diferencon me Memën, që grumbulloi 7 pikë në tre të parat, kundër 5 të elbasanasit. Bardheblutë e Memës nuk pësuan asnjë gol në këto ndeshje, duke shënuar +5 golavarazhin, ndërsa Ahmataj ka pësuar 1 e ka shënuar 4 për një plusvalencë prej tre golash, që e sheh si arritje, duke harruar ose duke mos bërë llogari që trajneri i mëparshëm kishte bërë edhe më mirë: "Edhe në fazën e parë mblodhëm 14 pikë, ndërkohë që fazën e dytë kemi mbledhur 5 pikë. Na ngelet detyrë të fitojmë. Në 3 ndeshje kemi marrë vetëm 1 gol. Ekuilibrat mbrojtëse në këtë ndeshje u prishën. Kjo gjë duhet rregulluar" ishte shpjegimi i shpejtë pas ndeshjes i teknikut.

SKEDA E TRAJNERËVE

Ardian Mema                                    Julian Ahmataj

Tirana 3-0 Luftëtari                         Luftëtari 0-3 Tirana

Tirana 0-0 Teuta                              Teuta 1-1 Tirana

Vllaznia 0-2 Tirana                          Tirana 0-0 Vllaznia

Natyrisht në disfavor nga Mema është fakti që dy në tre ndeshje i ka luajtur jashtë fushe, por në 6 ndeshjet e mbetura të fazës së dytë Ahmataj duhet të bëjë edhe 3 fitore minimalisht për ta barazuar kuaotën e Memës. Aspak e pamundur kur flitet për Tiranën, por jo nëse justifikimi për mungesën e rezultatit është shiu: "E kemi pasur të pamundur t’i zhvillojmë në fushë goditjet standarte. I kemi përdorur vetëm duke i parë në video. Shiu na është bërë pengesë. Fusha ka qenë me ujë, e ka bërë të pamundur, praktikimin e këtyre skemave" deklaroi tekniku pas barazimit në Selman Stërmasi me Vllazninë.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI