Flash

Ibrahimovic shok skuadre me Memushaj: Pescara i uron mirëseardhjen "Welcome!"

Lapsi.al 8 November 2019
Ibrahimovic shok skuadre me Memushaj: Pescara i uron mirëseardhjen
Në orët e fundit e ardhmja e Zlatan Ibrahimovic ka ndezur merkaton e futbollit. Në fillim lajmi që erdhi nga Amerika për kalimin e suedezit tek Milan, pastaj mohimi i bërë nga zëvendës presidenti ekzekutiv i repartit të komunikimit të Mls, ndërsa befasia e fundit erdhi nga klubi i fundit që mund të mendohej: sulmuesi i Galaxy transferohet tek... Pescara, që bën lajmërimin përmes Twitter. Sigurisht që nuk është e vërtetë, bëhet vetëm fjalë për një shaka: profili në rrjetet sociale i klubit të Serie B, gjithnjë shumë i kujdesshëm në këtë këndvështrim, nuk e ka lënë rastin ti shpëtojë e ka postuar një fotomontazh zbavitës të suedezit me fanellën bardhekaltër e mesazhin e mirëseardhjes ("Welcome!"). Kështu lojtari i kombëtares së Shqipërisë Ledian Memushaj e Zlatan Ibrahimovic do të mund të luajnë vetëm në mendimet e tifozë të kluit italian, por nëse Ibrahimovic për Pescara mbetet vetëm një ëndërr, janë skuadra të tjera italiane që shpresojnë ta vënë nën kontratë gjigantin. Në krye të të interesuarve është Bologna e Sinisa Mihajlovic, por nuk duhet harruar Napoli, me të cilin suedezi e ka shfaqur dëshirën për të luajtur ("Ancelotti më kërkon? Do ishte bukur ").

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI