Flash

Video/ Supergol i Barella shpëtoi Inter kundër Veronës: 38 goditje drejt portës për të kompletuar përmbysjen

Lapsi.al 9 November 2019
Video/ Supergol i Barella shpëtoi Inter kundër Veronës: 38

Inter kthehet i çmendur, në versionin e kundërt të Dortmundit. Zikaltrit kanë mundur 2-1 me përmbysje Veronën në ndeshjen e parakohshme të javës së 12 të Serie A, duke u ngjitur në vendin e parë në kampionat pas një orë frike. Hellas në avantazh me penalltinë e Verre në të 19' pas një aksioni perfekt kundërsulmi. Ofensiva zikaltër solli më pas përmbysjen e rezultatit në pjesën e dytë: Vecino në të 65' barazoi me kokë në asist të Lazaro; pastaj Barella në të 83' shpiku golin e fitores me një goditje të jashtëzakonshme nga jashtë zonës.

Fitoi Inter, sërisht me vuajtje - më tepër për rezultatin se në fushë - por fitoi. Pas zhgënjimit europian zikaltrit e Conte u hodhën me forcë në kampionat duke mundur Veronën tepr të organizuar të Juric e duke vënë në presion Juventus. Të parët në renditjen e Serie A zikaltrit, edhe pse provizorisht. Një sukses i merituar, fryt i 38 goditjeve të bëra drejt portës veroneze. Me grintë e agonizëm, sfidën Interi diti ta kthejë vetëm në pjesën e dytë, duke shfrytëzuar golat e mesfushës, me Vecino, që brenda zonës barazoi shifrat, e me Barella që ka zgjedhur një gol spektakolar për të realizuar të parin me fanellën zikaltër në Serie A.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI