Flash

Napoli jashtë kontrollit: persona të panjohur intimidojnë në shtëpi Allan

Lapsi.al 9 November 2019
Napoli jashtë kontrollit: persona të panjohur intimidojnë në
Tentativë grabitje pasditen e djeshme në shtëpinë e mesfushorit brazilian Allan, një nga të dyshuarit si 'rebelët' e Napolit që gjatë javës kundërshtuan grumbullimin e urdhëruar nga shoqëria. Sipas ndërtimit të fakteve nga hetuesit, që mbërritën në vendngjarje, disa të panjohur janë futur në katin e dytë të vilës ku Allan jeton me familjen në Pozzuoli. Në atë moment vetëm braziliani nuk ishte brenda, ndërsa gruaja e tij ishte në një tjetër kat të banesës. Kur kanë kuptuar dhunimin e banesës, ata kanë njoftuar policinë, të cilët kanë mbërritur me shpejtësi. Karabinierët po hetojnë për hipotezë vjedhje - nuk është akoma e qartë nëse kanë marrë ndonjë gjë, sepse duket se kati që kanë vizituar është i paprekur - edhe pse nuk përjashtohet pista e intimidimit duke parë që në të kaluarën kanë ndodhur situata të ngjashme kundër disa lojtarëve në qendër të momenteve të tensionit mes skuadrës e ultràsve. Këtu futet në llogari edhe se Allan, nuk është në gjendjen e tij më të mirë dhe nuk është grumbulluar nga Ancelotti për ndeshjen me Genoa. INATI I BASHKËSHORTES: "TANI MJAFT" Pas frikës së madhe, gruaja e Allan, Thais, ka nxjerrë nervat në Instagram: "Besoj që tani po ekzagjerohet vërtetë e unë nuk duroj më, në fillim im shoq sulmohet jo për atë që bën në fushë, por për akuza të pretenduara krijuar me art nga kush dëshiron të fshehë të vërtetën... e pastaj unë fyhem cdo ditë në rrjetet sociale me fjalë të shëmtuara.. këtë jabë edhe ndërsa bëja pazar. Mbrëmë u shtua edhe kjo frikë e madhe! Njerëz që futen fshehur në shtëpi në mes të ditës, kur isha vetëm në shtëpi, duke shkatërruar krejt dhomën e fëmijëve, me intimitetin tonë të dhunuar... Fëmijët e mi qanin të terrorizuar! Kur kemi mbërritur në Napoli jemi pritur mirë, por tani njerëzit nuk mund të përdorin lajme false për ti bërë këtë një familje me fëmijë, ky nuk është futboll, ky nuk është tifozllëk..."
View this post on Instagram

ADESSO BASTA ! Credo che adesso si stia davvero esagerando e io non ne posso più, prima mio marito viene attaccato non per quello che fa in campo, ma per presunte accuse create ad arte da chi vuole distorcere la verità...e poi io vengo ogni giorno insultata sui social con parole dispettose.. questa settimana anche mentre faccio la spesa. Ieri sera si aggiunge questa paura enorme! Gente che entra nascosti in casa nostra in pieno giorno, con me da sola a casa, poi mettendo caos sporcando tutto nella stanza dei bambini, la nostra intimità violata... Miei figli che piangevano aterrorizati! Da quando siamo arrivati a Napoli siamo stati accolti benissimo, ma ora la gente non puo usare notizie false per fare cosi a una famiglia con bambini, questo non è calcio questo non è tifo....

A post shared by Thais Valentim (@thaisvmarques) on

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI