Flash

"De Biasi e Panucci duhet të jenë xhelozë, synojmë 18 pikë": Edy Reja flet për ekipin dhe stadiumin e ri

Lapsi.al 10 November 2019
"De Biasi e Panucci duhet të jenë xhelozë, synojmë 18

Dy ndeshje pa sulmuesin kryesor. Nuk do të kishte qenë e lehtë për askënd, e sidomos kur bëhet fjalë për një skuadër si Shqipëria mungesa peshon edhe më tepër. Sokol Cikalleshi nuk ia doli dot i dëmtuar, duke e futur tani teknikun Edy Reja në të tjera mendime, për një pjesë të skuadrës që e kishte zgjidhur: "Për Cikalleshin më vjen keq, pasi që kur kam qenë këtu ka qenë një lojtar deciziv. Mendoj se kemi një kontigjent të përshtashëm, kemi alternativa. Kam gjithmonë mundësi për ndërrime, pasi kam disa lojtarë për të bërë atë që më duhet".

Nuk do të jetë në fushë lojtari që shënoi golin e vetëm në disfatën e Parisit kundër kampionëve të botës. Reja ka gati lëvizjet, por përpara se të shkojë në zjarrin e stadiumit të ri, aty ku do të luhet kundër Francës duhet të kalojë më parë Andorran. Pritshmëria e lartë për sfidën e 17 nëntorit në kryeqytet mund të bëjë të humbet interesi në Elbasan Arena kundër Andorras, edhe nga lojtarët në fushë, ndaj dhe Reja e sheh vështirësinë e kësaj sfide pikërisht këtu: "Franca i motivon vetë lojtarët, detyra ime është ta bëj kundër Andorras".

Ajo që italiani kërkon nga kjo fushatë, ku kualifikimi është venitur është "të arrijmë në kuotën e 18 pikëve. Pak nga pak kemi futur në këtë grup lojtarë të rinj, si Kumbulla apo Selahi. Kemi lojtarë të tjerë që janë nën vëzhgim. Kamberi mund të debutojë, por do ta shohim. Kemi një strategji për lojtarët e rinj dhe ata që kanë lindur në 2001, janë nën vëzhgim. Ndeshja me Androrrën është më rëndësishme për momentin".

Por një gjë është e sigurtë, në impiantin e ri Reja nuk dëshiron të zhgënjejë. Nëse në Francë bëri zgjedhjet në varësi të sfidës që kishte për të luajtur me Islandën, tani e gjithë energjia është për të përballur me Francën, që këtë herë vjen me Mbappe. Një stadium i ri, që kuqezinjtë shpresojnë ta kthejnë në pikë force e një teknik që bën batutën piëkrisht për këtë fakt: "Është një emocion mjaft i bukur për mua dhe të kem fatin të debutoj unë këtë stadium. De Biasi dhe Panucci do të jenë xhelozë për këtë fakt. Kam ftuar vajzën dhe gruan për këtë sfidë. Do të na japë një stimul të madh për të marrë rezultatet. Shpresoj që ky stadium të jetë kartëvizita jonë, për të dhënë një imazh të Shqipërisë së re dhe rritjes.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI