Flash

Mungon Cikalleshi, Reja rikthen Xhakën e Uzunin: ja lista kuqezi kundër Andorras e Francës

Lapsi.al 10 November 2019
Mungon Cikalleshi, Reja rikthen Xhakën e Uzunin: ja lista kuqezi

Zgjedhje të bëra, por edhe të detyruara për teknikun e kombëtares Edy Reja, në vigjilje të dy eleminatoreve kundër Andorrës e Francës në 14 dhe 17 nëntor. Italiani duhet të bëjë pa Sokol Cikalleshin, sulmuesin e tij kryesor që kur është ulur në pankinën kuqezi, të dëmtuar. Por tekniku në anën tjetër ka rithirrur dy njohje të vjetra të kombëtares, Taulant Xhaka e Myrto Uzuni, të cilët u dukën se ishin lënë në harresë.

26 lojtarë të grumbulluar, në kohën kur 8 të tjerë janë të gatshëm, në rast të ndonjë dëmtimi apo largimi të lojtarëve të thirrur. Endri Cekici, nuk ka fituar thirrjen, por një vend në stand by, që i lë derën hapur në të ardhmen.

Prapavija nuk ndryshon asgjë, me përjashtim të rikthimit në dispozicion të Elseid Hysaj, që nuk ishte në ndeshjet e muajit të kaluar i dëmtuar keq pas përplasjes me Ansaldin në Serie A. Pikërisht një ditë më parë, shkodrani ka luajtur 84 minuta me Napolin, në takimin kundër Genoa, por në kombëtare duhet të bëjë llogaritë me Veselin që ka impresionuar në rolin e tij kundër Moldavisë e Turqisë. Është i padisponueshëm Kumbulla, por ka një vend në Kombëtare edhe për Lorenc Trashin, që bashkë me portierin Hoxha bëjnë dyshen e vetme nga Superioria.

Mesfusha ka emrat e zakonshëm, por spikat rikthimi i Xhakës. Një zëvendësim gati kokë më kokë me Abrashin të dëmtuar, por mesfushori i Basel është koha të tregojë vlerat. Selahi merr ftesën e dytë radhazi, ndërsa ndryshimet më të forta i ka pësuar reparti ofensiv. Dëmtimi i Cikalleshit e Sadikut ka bërë që Reja ti besojë Balajt, Roshit e Manajt, duke përforcuar sulmin me Seferin e Xamax dhe Kamberin e Hibernian dhe duke thirrur përsëri Uzunin.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI