Flash

Duro shpërthen kundër Hamitit: "Këto penallti jepen vetëm në Laç"

Lapsi.al 10 November 2019
Duro shpërthen kundër Hamitit: "Këto penallti jepen

Penallti dhe një ndeshje e humbur në Lac. Shpëtim Duro nuk mban më dhe shpërthen gjithë nervozizmin e tij kundër arbitrit Hamiti dhe në njëfarë mënyrë edhe fushës së kurbinasve: "Çfarë të them unë tani? - pyet retorikisht Duro - Këto penallti jepen vetëm në Laç. Në fushë tjetër normalisht nuk do të jepej. Me Kukësin po bëhet rrugë. Penallti në Ballsh, Durrës, këtu. Janë pikët që kemi humbur në këto ndeshje".

Një justifikim për pozicionin në të cilin ndodhet Kukësi i investimeve të mëdha, por edhe një sindromë e krijuar gjatë javëve: "Nuk jam i mërzitur nga loja e skuadrës, përveç momenteve të para. Në momentin më të mirë, u goditëm me atë penallti. E dija para ndeshjes që do kishte. I thashë para ndeshjes çunave që duhej të jenë të kujdesshëm. Edhe në fazën e parë nuk na dhanë një penallti" shpjegoi tekniku i Kukësit.

Në fakt, në minutën e 12 Nëabueze u fut brenda zonës, ku u pengua nga Obanor. Nuk pati penallti, edhe pse vendasit protestuan dhe historia u përsërit në minutën e 42-të, kur Teko pretendoi sërish për një penallti, pas një prekje me dorë të Kotobellit brenda zone. Edhe këtë herë faulli mbeti i pandëshkuar nga Hamiti.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI