Flash

Jashtë forme dhe pa pikë dëshire, Milan ndëshkon Kessie

Lapsi.al 10 November 2019
Jashtë forme dhe pa pikë dëshire, Milan ndëshkon Kessie

Do të jetë i gatshëm për ekipin kombëtar të Bregut të Fildishtë, por nuk është për Milanin. Forma jo e mirë është shpjegimi zyrtar për përjashtimin e Franck Kessie nga grupi që la Milanellon me autobusin që u nis për në Torino. "Always Milan", është shkruar në krah, dhe ka gjithmonë diçka të komplikuar për kuqezinjtë në këtë sezon të nisur keq.

Vendimi për të mos e thirrur kundër Juventusit, në një ndeshje ku forca dhe muskujt gjithashtu do të duhen me shumicë, u mor me marrëveshje të ndërsjellë, në kuptimin që Pioli e pa lojtarin pa dëshirë dhe jo të motivuar. Është stërvitur keq gjatë javës, tekniku kërkoi shpjegime, Kessie pranoi se nuk ndjehej i gatshëm. Me marrëveshje të ndërsjellë, u vendos që të takohen përsëri pas pushimit të kampionatit. Kjo nuk do të thotë se nuk ka asnjë problem: Kessie me siguri e ka kuptuar që ka rënë në hierarki dhe ka humbur shpirtin e duhur.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI