Flash

Ronaldo nervoz nga zëvendësimi, largohet nga stadiumi para kohe: tani duhet të sqarohet me Juventus

Lapsi.al 11 November 2019
Ronaldo nervoz nga zëvendësimi, largohet nga stadiumi para kohe: tani
Në fillim kundër Lokomotiv Moskë, tani me Milan: nuk është moment më i mirë i sezonit për Cristiano Ronaldo, që merr dy zëvendësime gjatë ndeshjes në harkun e pesë ditëve. Nëse në Champions portugezi shkëmbeu shikimet me Sarri, këtë herë nuk kaloi fare nga pankina, duke shkuar direkt në dhomat e zhveshjes pa përshëndetur askënd. Për më tepër shkoi në shtëpi përpara përfundimit të ndeshjes, duke konfirmuar nervozizmin që ndërthuret me një formë fizike jo perfekte. Në këtë pikë Portugalia është një oaz për të kuruar problemet fizike e ato të humorit. Këtë shpreson Cristiano Ronaldo në ditët e pauzës së kampionatit për kualifikueset në Euro 2020. Sulmuesi i Juventus do të mendojë gjatë për zëvendësimin e dytë radhazi që ka hapur një cështje në ambjentin bardhezi. Tekniku Maurizio Sarri, në konferencën për shtyp pas ndeshjes, ka thënë se fillimisht CR7 duhet të sqarohet me shokët në dhomat e zhveshjes. Nuk duket një problem, sepse skuadra me fjalë është treguar e kuptueshme me portugezin: "Një kampion ku zëvendësohet është normale që nervozohet. E pastaj nuk është në formën më të mirë fizike" tha Szczesny. Përfaqësimet e fundit të Ronaldo janë një miks nervozizmi e kondicioni fizik, mes shqetësimit në muskulin aduktor të marre me vete nga Champions e një gju jo krejtësisht në rregull, që nuk I dha mundësinë të stërvitet mirë.

Të këshilluara

Video/ Bernardo Silva ngushëllon Citizens

12 minuta për të shënuar dy gola nuk janë shumë, por kaq ka në dispozicion Manchester City në Anfield për të shmangur humbjen përballë Liverpool. Bernardo Silva...

19:15

Video/ Tris i Liverpool, Mane turpëron City

Humbja e Manchester City po merr përmasa në Anfield Road. Liverpool jo vetëm po dominon me lojë, por tashmë udhëheq me tre gola, pas realizimit të Sadio Mane. S...

18:45

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI