Flash

Bale bëhet çështje: grumbullohet nga Uells, por për Real është i dëmtuar

Lapsi.al 11 November 2019
Bale bëhet çështje: grumbullohet nga Uells, por për Real

Në kampin e Real Madrid shpërthen përsëri cështja Bale, që në verën e kaluar u duk i destinuar të largohej nga merengues. Sulmuesi nuk luan që nga data 5 tetor për shkak të një dëmtimi muskular në pulpë, të paktën sipas versionit zyrtar. Sidoqoftë tekniku i Uellsit, Ryan Giggs, e ka grumbulluar për sfidën e dyfishtë të kualifikueseve në Euro 2020 kundër Azerbaixhan e Hungarisë e lojtari, të hënën, është stërvitur rregullisht me kombëtaren e tij. Ky është edhe motivi përse zërat mbi të, përmes medias spanjolle, janë ndezur sërisht. Eshtë apo nuk është i dëmtuar?

Shumë kanë lënë të kuptohet se ai i Bale mund të jetë një "dëmtim diplomatik", duke parë se uellsiani në Madrid nuk është më një zgjedhje e parë e Zidane dhe në janar mund të bëjë gati valixhet. Në verë Bale kshte kërkesa nga Kina, ku shumë klube mund të kthehen në sulm për sulmuesin. Edhe në Itali nuk mungojnë vlerësuesit për Bale, në vecanti Inter i Conte, që pas dëmtimeve të Politano e Sanchez, në sulm i ka lojtarët të numëruar.

Të këshilluara

ide

28 nëntori, një fitore simbolike kundër Ramës

Protesta e sotme, e zhvilluar pas miratimit të ligjeve represive tregoi se autokrati e ka humbur fuqinë për të shantazhuar. Shpresa qesharake se mund të trembte përmes nenesh ata që s’pyesnin për gazin dhe plumbat e gomës, rrëzoi iluzionet e një njeriu të mbyllur në kullën e vet të fildishtë  

18:30 Andi Bushati

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

89.76

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Si evropianët legjitimuan korrupsionin dhe represionin ndaj revolucionit të flamingove

Nëse përfshirja e familjes Trump e bëri protestën të denjë për vëmendjen e mediave të mbarë botës, pse udhëheqësit evropianë nuk treguan të njëjtën vëmendje ndaj protestuesve shqiptarë? Pse Macroni dhe von der Leyeni u dukën më të shqetësuar për të dëshmuar vazhdimësinë e marrëdhënieve të tyre të mira me Ramën sesa për të kuptuar arsyet e atyre që kërkonin largimin e tij?

11:34 Fatos Lubonja

Me sytë katër

PAPARAZZI