Flash

Media franceze skeptike: konsiderohet dështim mosarritja e kreut të grupit nga Franca

Lapsi.al 12 November 2019
Media franceze skeptike: konsiderohet dështim mosarritja e kreut të

Kampionia e Botës dhe nënkampionia e Evropës, Franca mund të mos e mbyllë në krye të grupit të saj garën për kualifikueset e Euro 2020. A mund të quhet ky një dështim?

Pas disa javësh kampionat, është koha e impenjimit ndërkombëtar. Me të mbërritur në Clairefontaine të hënën pasdite, skuadra franceze do të duhet të presë biletën e saj për Euro 2020, ku do të përballet me Moldavinë (të enjten) dhe me Shqipërinë (të dielën) në dy ndeshjet e fundit vendimtare.

Pas tetë ndeshjeve në Grupin H, Kampionët në fuqi të Botës nuk kanë siguruar ende kualifikimin e tyre, dhe aktualisht janë në vendin e dytë me pikë të barabarta (19) me Turqinë, por janë 4 pikë përpara Islandës. Me fjalë të tjera, mbyllja e grupit në vendin e parë mund të jetë tepër delikate për Blutë që nuk kanë më në duar fatin e tyre, dhe do t'iu duhet një fitore për të arritur zyrtarisht kualifikimin.

"Nuk e di nëse prisnim kaq shumë vështirësi, por nuk më kujtohen ndonjëherë Blutë të jenë kualifikuar tre ditë nga fundi. Nuk ka qenë kurrë e thjeshtë. Kishim një përballje të dyfishtë kundër Turqisë ku morrëm 1 pikë nga 6... Mund të kishim bërë më mirë", pranoi trajneri Didier Deschamps, të hënën, në një konferencë për shtyp, duke paralajmëruar për natyrën e pabesë të ndeshjeve kualifikuese.

Kampionia e Rusi 2018 do të luajë dy ndeshjet e fundit eliminatore të Euro 2020 në 14 nëntor do të presë Moldavisë dhe në 17 nëntor kundër Shqipërisë në transfertën e "Air Albania".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI