Flash

Zëvendësimi i CR7 jo për dëmtim: Ronaldo është stërvitur rregullisht me Portugalinë

Lapsi.al 12 November 2019
Zëvendësimi i CR7 jo për dëmtim: Ronaldo është

Problemet fizike: lodhje e aduktorit dhe gjuri që i krijonte dhimbje, duket se nuk janë alibia perfekte për të justifikuar zëvendësimin e dytë radhazi të Cristiano Ronaldo nga tekniku Maurizio Sarri. Portugezi duket se është mirë, i gatshëm të luajë për Portugalinë. Pas zëvendësimit nga Sarri gjatë Juventus-Milan e justifikuar me "probleme fizike në ditët e mëparshme", kampioni luzitan është stërvitur rrezgullisht me Kombëtaren e Santos në prag të dy ndeshjeve kualifikuese në Euro 2020 kundër Lituanisë e Luksemburgut. Ronaldo ka punuar pa limite ngarkese, bashkë me shokët dhe me një humor të mirë, sipas asaj që tregon shtypi portugez.

Kampioni i Juventus, i dalë në fillim të pjesës së dytë në Juve-Milan sepse nuk ishte në formën më të mirë fizike, ka zbritur në fushë në pjesën e stërvitjes së Portugalisë që Fernando Santos ka lënë të lirë për shtypin. I pyetur në lidhje me gjendjen e CR7, sulmuesi Gonçalo Paciência tha: "Nuk e di nëse është gati, nuk kam një diplomë në mjekësi, por duket që është mirë. Gjëja më e rëndësishme është që është këtu, sepse është më i miri në botë ", shtoi ai për A Bola.

Të këshilluara

ide

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

Pse Rama e lidhi Kushnerin me një trafikant

Edhe familjes Trump, në një vend ku është e pamundur të bësh para pa u bërë pis, nëse nuk do i qëllonte Artur Shehu, patjetër do i binte për pjesë dikush i ngjashëm me të

12:58 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.92

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI