Flash

Po i mbaron kontrata... Mircea Lucescu zbulon destinacionin ideal për Willian

Lapsi.al 12 November 2019
Po i mbaron kontrata... Mircea Lucescu zbulon destinacionin ideal për

Willian është në vitin e fundit të kontratës së tij në Stamford Bridge dhe, në moshën 31 vjeçare, është gjerësisht i përfolur për një largim nga perëndimi i Londrës.

Ndërkombëtari brazilian ka regjistruar dy gola dhe tre asiste në Premier League këtë sezon, me një paraqitje ndjeshëm të përmirësuar nën drejtimin e trajnerit Frank Lampard pas një sezoni plot dritëhije me Maurizio Sarri.

Juventus do të ishte destinacioni "ideal" për yllin e Chelsea Willian, sipas Mircea Lucescu, ish-menaxheri i tij te Shakhtar Donetsk.

Lucescu e njeh mirë Willian-in, pasi ka punuar me të për gjashtë vjet te Shakhtar ku fituan katër tituj të ligës së bashku me Kupën e UEFA dhe një mori të trofeve vendase.

Willian u largua nga gjigantët ukrainas në 2013, për të kaluar një periudhë të shkurtër në Anzhi Makhachkala para se të transferohej te Chelsea.

Duke folur për Tuttosport, Lucescu tha: "Kontrata e Willian me Chelsea po skadon, do të ishte mirë që ai të ndryshonte vend pas gjithë këtyre viteve në Londër. Bardhezinjtë do të ishin ideal për të".

Juventus është vetëm një nga klubet e lakuar si destinacion i mundshëm i Willian, me Barcelona mes pretendentëve të tjerë.

Një faktor që mund të ndërlikojë një transferim në Torino, është prania e Sarri-t, nën të cilin Willian nuk kaloi një periudhë të mirë sezonin e kaluar. Willian më herët ka pranuar se Barça ka paraqitur një ofertë për të në vitin 2018, e cila u refuzua nga Chelsea.

Ai ka folur gjithashtu për kthimin në Brazil për të luajtur me klubin e fëmijërisë Corinthians.

"Nëse duhet të kthehem në Brazil, do të dëshiroja të luaja përsëri te Corinthians," i tha ai DAZN. "Përfaqëson shumë, unë kam lindur dhe jam rritur atje. Karriera ime e futbollit filloi atje kur isha nëntë vjeç, kam kaluar tërë fëmijërinë time atje. Unë kam qenë një tifoz i Corinthians që kur isha i vogël, madje edhe para se të luaja atje, pasi familja ime gjithashtu mbështet klubin".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI