Flash

Tekniku i Portugalisë përgënjeshtron Sarrin: "Ronaldo është në formë dhe luan"

Lapsi.al 13 November 2019
Tekniku i Portugalisë përgënjeshtron Sarrin: "Ronaldo

Në prag të Portugali-Lituani, mendon Fernando Santos të pastrojë fushën nga dyshimet mbi prezencën e Cristiano Ronaldo në ndeshje, duke përgënjeshtruar Maurizio Sarri. "Nëse nuk do të ishte në formë nuk do ta kisha thërritur", ka shpjeguar tekniku luzitan në vigjilje të së parës nga dy ndeshjet e fundit kualifikuese në Euro 2020. "Të gjithë duan të dinë për Ronaldon, por kjo ndodh vetëm se është ai dhe është më i miri në botë - ka shtuar ai, duke i qetësuar tifozët e Portugalisë mbi gjendjen e CR7 -. Është mirë dhe do të luajë".

Fjalë krejt të kundërta nga ato të thëna nga tekniku i Juventus për të justifikuar zëvendësimin e Ronaldos kundër Milan. Pikëpamje të ndryshme, që tekniku i Portugalisë në një farë mënyre ka dashur ta nënvizojë, duke rritur dozat e një cështje që dukej sikur po mbyllej. "Cristiano Ronaldo është shumë i motivuar, e nëse e kam grumbulluar është sepse gjithcka është në rregull - pretendoi luzitani -. Është mirë dhe do të luajë nesër kundër Lituanisë", duke lënë pas shpine fjalët që vinin nga Italia. "Ato që thuhen në Itali nuk i di e disa histori këtu nuk duhet të vijnë fare - shtoi Santos - . Vetë Ronaldo nuk merret me këto gjëra e, ashtu si thashë, është gati dhe i motivuar për të luajtur, duke parë që është një profesionist i shkëlqyer. Të gjithë e dinë dhe nuk e kuptoj si ka mundësi që ka ende që e dikutojnë një si ai".

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI