Flash

“Askush nuk është Messi, në fushë luan Shqipëria”: Reja i jep mesazh të qartë të pakënaqurve

Lapsi.al 13 November 2019
“Askush nuk është Messi, në fushë luan

Shqipëria kërkon vazhdimësinë, kërkon fitoren, kërkon edhe rekordin e pikëve të bëra ndonjëherë në një fushatë eleminatore kur përballë të ketë Andorrën, një ndeshje sa e lehtë aq edhe delicate, duke qenë se ka mbetur nën hijen e përballjes së të hënës kundër Francës kampione bote. Pikërisht në këtë fakt ka insistuar tekniku Edy Reja, në konferencën për shtyp para ndeshjes, i mbështetur edhe nga kapiteni i rikthyer pas dëmtimit Elseid Hysaj: “Kam një skuadër me djem inteligjent. Ia kam transmetuar të gjithë lojtarëve se pika jonë e referimit është ndeshja me Andorrën. Nëse nuk fitojmë këtë hedhim poshtë cdo përpjekje që kemi bërë deri tani. Duhet të kemi një rritje nga ana mentale. Nuk duhet nënvlerësuar kjo ndeshje, duhet të japim 110% të kapacitetit tonë”.

Një vigjilje kundër Andorras e shenjuar nga largimi i Taulant Xhakës nga grumbullimi, që jo për herë të parë tensionon mardhëniet brenda dhomave të zhveshjes së kombëtares. Tekniku ka dhënë versionin e tij, duke justifikuar lojtarin me dëmtim, por ka përfituar për ti dhënë një mesazh të qartë të pakënaqurve, se “askush nuk është Messi e se në fushë luan Shqipëria: “Me Xhakën, kanë folur bashkëpunëtorët e mi në telefon. Ai na ka shpjeguar se në ndeshjen e fundit në Zvicër kishte marrë një dëmtim muskulor, në 10 minutat e fundit. I thashë nëse nuk je mirë atëherë më thuaj dhe mu përgjigj se donte të qëndronte në shtëpi. Nëse një lojtar nuk ndihet në 100% do ta lejojmë të pushojë dhe të rimëkëmbet nga ky dëmtim. Por ishte zgjedhje e tij jo e jona. Kemi krijuar një ekuilibër në këtë skuadër, që na lejon të kemi shumë opsione. Unë dua që lojtarët që vijnë këtu të jenë të qetë pavarësisht luajnë apo nuk luajnë. Kjo është një detyrë e trajnerit, për të vendosur se kush do luajë apo jo. Mbi të gjitha është Shqipëria dhe kush mendon se është Mesi, për të nuk ka vend në fushë, është gjithnjë Shqipëria që luan në fushë. Më vjen keq edhe për Grezdën, që nuk i pranoi këto situata, atëherë është e qartë shko në shtëpi”.

74 vjecari e ka bërë të qartë se situata brenda dhomave të zhveshjes është e qetë dhe lojtarët janë të gatshëm të japin maksimumin për të bërë krenar tifozët e tyre. Një fitore me Andorrën në fakt është hapi i duhur për të kompletuar punën, e për të shkuar në përballjen me Francën me motivin e duhur: “Në të vërtetë nuk ka çështje apo revolta. Ka lojtarë që tërhiqen vetvetiu pasi nuk pranojnë vendimet. Ka lojtarë që pranojnë të luajnë në disa pozicione dhe jo në pozicionin natyral. Unë bëj zgjedhje dhe duhet të jemi një familje. Çdo problem duhet të zgjidhet brenda grupit, nëse nuk ndodh atëherë ka probleme. Gazetarët janë ata që mundohen të nxjerrin diçka që nuk është. Unë dua që në çdo ndeshje të luhet me 110%, të jepet maksimumi dhe mos të ketë lojtarë që futet pa motivacion dhe grintë. Janë qindra e mijëra shqiptarë që na ndjekin me pasion dhe e shohin Kombëtaren si dritë dhe duhet të ndjekin ekipin e tyre”.

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI