Flash

Shtriu përtokë teknikun e Freiburg, Disiplina e bën shembull Abraham

Lapsi.al 13 November 2019
Shtriu përtokë teknikun e Freiburg, Disiplina e bën shembull

Shtatë javë skualifikim, 25 mijë euro gjobë për ti paguar Federatës gjermane e 35 mijë të tjera për ti derdhur në arkat e Eintracht Frankfurt, që pastaj do ti kalojë për bamirësi. Kjo është stuhia e organeve disiplinore në Bundesliga, që është përplasur mbi kapitenin e Frankfurt David Abraham. Të dielën e kaluar, gjatë ndeshjes së kampionatit kundër Freiburg, mbrojtësi argjentinas hodhi përtokë teknikun kundërshtar Christian Streich me një goditje me sup, duke provokuar një rrahje të përgjithshme.

Arbitri që e kishte përjashtuar nga loja, duke i treguar më pas kartonin e kuq edhe lojtarit të Freiburg, Vincenzo Grifo, mes protagonistëve më të ndezur të një rrahje masive. Për italianin vetëm tre javë pezullim. Ndërkohë, Eintracht ka deklaruar menjëherë se do të apelojë "për ti dhënë mundësinë David Abraham" të shpjegojë versionin e tij të ngjarjes.

https://www.youtube.com/watch?v=kJDdNZLbzII

Të këshilluara

ide

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

Një histori korruptimi jo dashurimi

Fakti që zyrtare të larta të shtetit tonë adhurojnë uritha të tillë si Agasi është dëshmi e korruptimit dhe jo e sensibilitetit romantik. Nivelet e larta të shtetit duhet të shërbejnë si busulla morale dhe parimore për qytetarin e thjeshtë, dhe jo të degradojnë nën nivelin moral të popullatës.  Pikërisht kjo është ajo që na trondit në rastin e zonjës Hyseni. Busulla e saj morale dhe parimore ishte nën nivelin e qytetar

11:09 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

92.03

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI