Një 52 vjeçar, i shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike, ka rënë në prangat e policisë së Vlorës.
Uniformat blu kanë arrestuar shtetasin me incialet R.H, banues në lagjen "Isa Boletini".
"52 vjeçari ka qenë në kërkim, pasi Gjykata për Krimet e Rënda Tiranë ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg" për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve" kryer në bashkëpunim , mbetur në tentativë" njofton policia.
Më 17 gusht të këtij viti, shtetasi R.H dyshohet se në bashkëpunim, ka tentuar të trafikojë me automjet nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar të Portit të Durrësit, një sasi lëndë narkotike prej rreth 55.5 kilogramë cannabis sativa.
Lënda narkotike u gjet në një kamion nga qeni antidrogë. Për lëndën narkotike policia arrestoi në flagrancë drejtuesin e mjetit M.P., 35 vjeç, banues në Tiranë.
Materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të tij për veprime të mëtejshme.