Flash

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Palmer takon Thaçin, flasin për marrëveshjen gjithëpërfshirëse me Serbinë

Lapsi.al 1 November 2019
Palmer takon Thaçin, flasin për marrëveshjen

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, priti sot të ngarkuarin e posaçëm të SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

Thaçi dhe i ngarkuari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor biseduan për zhvillimet e fundit dhe për nevojën e krijimit të shpejt të institucioneve të Republikës së Kosovës, informon zyra e presidentit.

Presidenti Thaçi ka thënë se Kosova është e bekuar që ka mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-së.

“Kosova është një demokraci e konsoliduar, e dëshmuar në zgjedhjet e fundit. Ka institucione të pavarura të fuqishme, profesionale, të pavarura dhe liri të shprehjes”, ka thënë Thaçi.

Ndërkohë në një postim në facebook shkruan se biseduan për të arritjet e Kosovës, me theks të veçantë për maturitetin politik që u dëshmua në zgjedhjet e fundit. "Kosova është partnere e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në ndërtimin e paqes së qëndrueshme në rajonin tonë" shkruanThaçi

Përfaqësuesi Special, Matthew Palmer, "foli për atë se si Kosova mund të shtrojë rrugën drejt paqes përmes një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë" shkruhet në njoftimin e zyrës së presidencës.

Nga ana e tij Thaçi shtoi se Kosova mbetet e përkushtuar për vazhdimin e reformave për rend dhe ligj, për forcimin e të ardhmes euroatlantike, për reformat demokratike dhe do të angazhohet maksimalisht për arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse me Serbinë, e cila forcon paqen jo vetëm brenda dy vendeve, por në tërë Ballkanin Perëndimor.

Të këshilluara

Rama reagon pas shkarkimit të Agim Kajmakut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas komunikimit të vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut të Vorës, Agim Kajm...

12:44

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Media belge: Rama po fsheh kokën në rërë nga protestat 

Populli shqiptar është i ngopur dhe e ka treguar këtë për një muaj me protesta të përditshme. Ajo që u shkaktua nga një skandal që rrethonte resortet luksoze të dhëndrit të Trump është shndërruar në një rezistencë kombëtare kundër korrupsionit dhe establishmentit. Kryeministri po e fsheh kokën në rërë, shkruan “Nieuwsblad”, një nga mediat më të mëdha dhe më të njohura në Belgjikë.

23:26

Me sytë katër

PAPARAZZI